Papa benediktin?ve t? Vallombros?s: ‘dialogoni me bot?n bashk?kohore’
R.SH. / Vatikan
"Çojeni përpara përtëritjen e Kishës të nxitur nga Koncili II i Vatikanit", i cili kërkon "ta kapërcejmë vetëvlerësimin, të jemi më të varfër, t’i dëgjojmë të varfrit e t’i dendësojmë lidhjet e bashkimit". Kjo, thirrja që Papa Leoni XIV u drejtoi pjesëmarrësve në kapitullin e përgjithshëm të Kongregatës Vallombrosane të Urdhrit të Shën Benediktit, pritur sot paradite në Pallatin Apostolik të Vatikanit. Kjo është kongregata murgare e themeluar nga Shën Gjon Gualberti në vitin 1039, me seli në Vallombrosa, Toskanë, Itali. Ndjek Rregullin e Shën Benediktit Abat dhe është e njohur për rikthimin në varfërinë ungjillore dhe përkushtimin ndaj bamirësisë.
Jeta monastike, dhuratë!
Në fillim të audiencës, Papa Leoni XIV i falënderoi gjithë të pranishmit "për dhuratën që përfaqëson jeta e tyre murgare”, duke e quajtur Kishën mbarë në primatin e Zotit si gurrë gëzimi e parim transformimi personal dhe shoqëror". Pastaj kujtoi origjinën e kongregacionit, kur Shën Gjon Gualberti "iu bind thirrjes, që e shtyu drejt një vërtetësie më të madhe"! Sot, theksoi Papa Prevost, “jemi përsëri në agimin e një mijëvjeçari në të cilin, ndërmjet shumë frikrave, e gjithë bota duket se po rikonfigurohet".
Gjithnjë e re është kërkesa për përshpirtërinë në të cilën lutja, puna e gëzimi gërshetohen besnikërisht në viset e në sendet e përditshme. Duhet, prandaj, të jini dëshmitarë të vëmendshëm e mikpritës- i porositi Papa. Nuk bëhet fjalë për braktisjen e sfidave të kohës sonë, por për t'i jetuar ato me thellësinë e atyre që dinë të heshtin dhe të dëgjojnë Fjalën e Zotit, për ta nxjerrë atë në dritë në kulturën, e cila vijon të ndryshojë.
"Brishtësia e atyre fillimeve mund të frymëzojë dhe të ngushëllojë brishtësinë e sotme", kujtoi Papa Leoni XIV. "Ne shpesh jemi më pak të fortë se në të kaluarën, më pak të rinj dhe më pak të shumtë, ndonjëherë të plagosur nga kufizimet dhe gabimet njerëzore...:
“...&苍产蝉辫;por Ungjilli i pranuar sine glossa nuk do të pushojë kurrë së përhapuri aromën e bukurisë së tij".
Asgjë - u kujtoi Papa murgjërve - nuk ju pengon nga kërkesa fillestare për të reformuar, për të rinovuar dhe për të thjeshtuar, për të mirën e të gjithëve, atë jetë të krishterë që ende mund t’i zgjerojë horizontet dhe frymëmarrjen e çdo jete njerëzore".
Pa harruar fjalët që na i la trashëgim Shën Pali VI, duke vërejtur se "përtëritja e urdhrave fetarë dhe në përgjithësi përditësimi i Kishës, në kler dhe laikë, janë pikat më të gjalla dhe më pasionante të Koncilit dhe të Pas-Koncilit". E Papa Françesku - shtoi Leoni XIV - gjithashtu na nxiti "ne të gjithëve ta çojmë pa u lodhur përpara përtëritjen e Kishës të nxitur nga Koncili II i Vatikanit". Me bindjen se kërkimi i përshpirtërisë në të cilin lutja, puna dhe gëzimi janë të ndërthurura besnikërisht ndaj vendeve dhe gjërave të përditshme, mbetet gjithmonë i ri.
“Jini dëshmitarë të vëmendshëm dhe mikpritës të saj! E heshtoni, kur duhet dëgjuar Fjala e Zotit, për ta nxjerrë në dritën e kulturës, që ndryshon!”.