杏MAP导航

K?rko

Papa me Mjeshtrin e Madh t? Urdhrit t? Malt?s, fra John Dunlap, 23 qershor 2025 Papa me Mjeshtrin e Madh t? Urdhrit t? Malt?s, fra John Dunlap, 23 qershor 2025

Leoni XIV, Urdhrit t? Malt?s: tregojuni t? varf?rve dashurin? e Zotit me d?shmi

N? nj? mesazh me rastin e Solemnitetit t? Sh?n Gjon Pag?zuesit, Papa kujton r?nd?sin? e dallimit t? shenjave t? Shpirtit Shenjt p?r t? mos r?n? n? mend?sin? e k?saj bote. Pastaj, u k?rkon an?tar?ve t? Urdhrit t? Malt?s t? ecin n? rrug?n e rip?rt?ritjes, q? nuk ?sht? vet?m "institucionale, normative: duhet t? jet?, para s? gjithash, e brendshme, shpirt?rore"

R.SH. – Vatikan

Tuitio fidei e obsequium pauperum, mbrojtja e fesë dhe shërbimi ndaj të varfërve: parimet frymëzuese të Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës janë udhëzimet e mesazhit të Papës Leoni XIV dërguar anëtarëve të tij me rastin e Solemnitetit të sotëm të Shën Gjon Pagëzuesit, pajtor i urdhrit. Papa kujton se përkushtimi ndaj të mënjanuarve është shprehje e dashurisë së Zotit, që bëhet dëshmi dhe fjalë. “Nëse kjo do të mungonte, Urdhri do ta humbiste karakterin e tij fetar dhe do të reduktohej në një organizatë me qëllime filantropike”, vëren Ati i Shenjtë.

Përgjigjja ndaj dashurisë

Prandaj, dashuria që u ofrohet të tjerëve, duke ndjekur shembullin e Jezusit, bëhet “përgjigje dashurie”, sipas mënyrës së tij të veprimit, që përvuhet për të na dashur. “Kështu është edhe me të varfrit – thekson Papa. - Nëse i duam, duke u përvuajtur në nivelin e tyre, dashuria që u komunikojmë na kthehet përmes mirënjohjes. Kjo është tuitio fidei (mbrojtja e fesë), sepse duke vepruar kështu ju transmetoni konkretisht besimin në Zotin dashuri, duke ofruar përvojën e afërsisë së tij”.

Të dallojmë të mirën

Leoni XIV vë në dukje se kanë rëndësi edhe mjetet e përdorura për të mbështetur nevojtarët. "Për të arritur qëllimin e mirë", thekson ai, "mjetet duhet të jenë të mira”. Prandaj, në shërbimin për të varfrit, i këshillon Ati i Shenjtë kalorësit e Urdhrit të Maltës, nuk duhet të tërhiqen nga mendësia e kësaj bote, që shpesh tundon, sepse krijon iluzionin e së mirës. Edhe Jezu Krishti u tundua nga i Ligu, por nuk ia shiti veten pushtetit të kësaj bote. Nëse do ta kishte pranuar tundimin, Jezusi do të përdorte mjete të paligjshme dhe nuk do ta arrinte qëllimin e caktuar nga Ati për misionin e tij.

Ripërtëritja shpirtërore

“Shpirti Shenjt zbulon mashtrimet e të Ligut, prandaj, jemi të thirrur të dallojmë vazhdimisht nëse po na drejton Shpirti apo i Ligu, ose interesi ynë personal”, shkruan Papa, i cili i fton kalorësit e urdhrit të Maltës të vazhdojnë udhën e filluar të përtëritjes shpirtërore, duke nisur nga kthesa e zemrës. Lutja është elementi themeltar i formimit të tyre, nënvizon Ati i Shenjtë, duke inkurajuar ata anëtarë, që dëshirojnë të fillojnë një jetë në bashkësi, gjë që do të hasë në disa vështirësi – vë në dukje ai – por ato mund të kapërcehen me ndihmën e Shpirtit Shenjt, falë të cilit shpresa nuk zhgënjen kurrë.

24 qershor 2025, 14:22