杏MAP导航

K?rko

2025.06.11 S.E. il Signor Antonio Guterres, Segretario Generale delle Nazioni Unite

Leoni XIV pret sekretarin e p?rgjithsh?m t? OKB-s? António Guterres

Diplomati u takua me Pap?n edhe me Sekretarin e Shtetit t? Vatikanit, Kardinalin Parolin, shoq?ruar nga Sekretari per Marr?dh?niet me Shtetet dhe Organizatat Nd?rkomb?tare, kryeipeshkvi Gallagher. Gjat? bisedimeve, u fol kryesisht p?r angazhimin e Selis? s? Shenjt? n? mb?shtetje t? veprimtaris? s? Kombeve t? Bashkuara, p?r mbrojtjen e paqes n? bot?

R.SH. - Vatikan

Sot paradite, 11 qershor 2025, në studion e Sallës Palit VI, Leoni XIV priti në audiencë sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i cili më pas u takua edhe me sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin, si dhe me imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për marrëdhëniet me Shtetet e Organizatat Ndërkombëtare. Lajmi u bë i njohur nga një komunikatë e Sallës së Shtypit e Selisë së Shenjtë.

"Gjatë diskutimeve të përzemërta me Sekretarin e Shtetit - njofton nota - u theksua se  Selia e Shenjtë do të angazhohet për t’i ndihmuar Kombet e Bashkuara në favor të paqes në botë”.

Diskutimi u përqendrua, më pas, në disa procese në vazhdim dhe në samitet e ardhshme, që do të organizojë OKB-ja, si dhe në vështirësitë me të cilat përballet Organizata lidhur me disa kriza në botë.  

"Gjatë diskutimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit - shkruhet më tej - u kujtua mbështetja e Selisë së Shenjtë për angazhimin e Kombeve të Bashkuara në mbrojtje të paqes botërore".

 Diskutimi, më pas, u përqendrua mbi disa procese në vazhdim dhe samitet e ardhshme të organizuara nga OKB-ja, si dhe në vështirësitë me të cilat ndeshet Organizata gjatë disa krizave në botë. Në vijim të bisedës u diskutuan edhe disa situata të posaçme konflikti dhe paqëndrueshmërie.

11 qershor 2025, 16:32