杏MAP导航

K?rko

2025.06.11 Udienza Generale

Leoni XIV: ekonomist?t dhe llogaritar?t duhet ta nxisin zhvillimin ekonomiko-etik

N? p?rfundim t? audienc?s s? p?rgjithshme n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, Papa kujtoi devocionin p?r Zemr?n e Krishtit, q? kremtohet n? qershor, e ftoi p?r t'ia besuar shpresat dhe shqet?simet. Por edhe p?r t’u lutur p?r vuajtjet e atyre q? ndihen "t? humbur" e pa "rrug?dalje". "Lartojeni edhe p?r ta z?rin n? lutje, e t? jeni t? sigurt se Zoti do t'ju d?gjoj?" - kujtoi

R.SH. - Vatikan

Një "rritje ekonomike" e orientuar drejt etikës dhe drejtësisë, e arritshme përmes veprave të "integritetit" dhe "përgjegjësisë". Kjo thirrja që Papa Leoni XIV u drejtoi ekonomistëve dhe llogaritarëve të kontabilitetit italian dhe ndërkombëtar, të ardhur në Romë për shtegtim, në fund të audiencës së përgjithshme sot paradite, 11 qershor, në Sheshin e Shën Pjetrit.

"Ju luani një rol të rëndësishëm në drejtimin e burimeve financiare dhe në mbështetjen e bizneseve dhe të ekonomistëve e llogaritarëve të kontabilitetit" - vërejti Papa. Pastaj kujtoi edhe solemnitetin e ardhshëm të  Shenjtes Trini, që do të kremtohet të dielën e ardhshme, duke shpresuar që soditja e “misterit” të saj do t’i prijë çdo besimtari “gjithnjë e më shumë drejt dashurisë hyjnore”, për të pranuar “në çdo rrethanë vullnetin e Zotit”. “Në Trininë Shenjte të gjitha sendet gjejnë unitet” - është një nga fragmentet e fjalimit të Papës - që kujtoi temën e dashur për të, temën e bashkimit brenda Kishës, të cilën ia kishte drejtuar me rastin e fjalimit të tij, pjesëmarrësve në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqërive Misionare Papnore.

Në përshëndetjet polonisht, Leoni XIV kujtoi përkushtimin ndaj Zemrës së Krishtit, që kremtohet tradicionalisht në muajin qershor.  

“Ju inkurajoj ta kultivoni këtë traditë” - nxiti Papa - duke ftuar t’ia besojmë të gjitha shqetësimet dhe shpresat tona kësaj ‘gurre jete dhe shenjtërie’”.

“Ndryshoni, formoni dhe shndërroni planet tona, në mënyrë që t’ju kërkojmë vetëm ju, në çdo rrethanë” - është një nga fragmentet e lutjes së Papës kushtuar pikërisht Zemrës së Krishtit,  publikuar nga Rrjeti Botëror i Lutjeve i Papës me rastin e qëllimeve të qershorit.

“Kërkojini plot besim Zotit t’ju ndihmojë për ta njohur Zemrën e Tij dhe për ta dëgjuar britmën tuaj!”

Një britmë që të kujton atë të Bartimeut, personazhit në qendër të katekizmit të audiencës së përgjithshme, e që - në përshëndetjet e frëngjishtes - bëhet zëri i vuajtjeve të “atyre që ndihen të humbur”, e pa “rrugëdalje”.

“Ngrejeni edhe ju zërin për ta, e të jeni të sigurt se Zoti do t’ju ??dëgjojë dhe do të kujdeset për ju”.

11 qershor 2025, 11:31