杏MAP导航

K?rko

2025.06.26 Partecipanti alla Giornata Internazionale per la Lotta contro la Droga

Leoni XIV: n? luft?n kund?r drog?s, shtetet t? asgj?sojn? organizatat kriminale

Thirrje p?r t? luftuar ata, q? p?rfitojn? nga var?sia prej drog?s: k?t? b?ri Papa n? audienc?n e paradites s? sotme me pjes?marr?sit n? Dit?n Nd?rkomb?tare p?r Luft?n kund?r Drog?s: "Kisha ka nevoj? p?r ju, shoq?ria ka nevoj? p?r d?shmin? tuaj dhe p?r pun?n e madhe, q? po b?ni". Ati i Shenjt? i nxiti t? veprojn? q? dinjiteti t? mbizot?roj? mbi var?sit?, t? cilat i degradojn? njerzit, si edhe t? luftojn? "p?rjashtimin" e jo "t? p?rjashtuarit" e shoq?ris?

R.SH. – Vatikan

“Ekzistojnë përqendrime të mëdha interesash dhe organizatash kriminale tejet të degëzuara, që shtetet e kanë për detyrë t'i asgjësojnë. Është më e lehtë të luftohen viktimat e tyre. Shumë shpesh, në emër të sigurisë, është zhvilluar dhe zhvillohet një luftë kundër të varfërve, duke mbushur burgjet me ata, që janë vetëm hallka e fundit në një zinxhir vdekjeje. Por, ata që e mbajnë zinxhirin në duart e tyre, kanë ndikim dhe janë të pandëshkueshëm”.

Në fytyrat e atyre që dëgjuan sot Papën, në Oborrin e Shën Damasit, në Vaatik, ku mbahet një takim me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Drogës, shpallur nga OKB-ja në vitin 1989, mund të shihej vuajtja, boshllëku, mungesa e kuptimit dhe e dashurisë, që në të kaluarën, i ka shtyrë të kërkojnë diçka si droga, duke menduar se po e shuajnë dhimbjen. Këta njerëz e kanë jetuar në trupin e tyre përvojën e varësisë, por edhe të rilindjes, të "lirisë" - pohoi Leoni XIV - nga "burgu i padukshëm" i drogave të ndryshme. Takimi ishte edhe rast për të bërë një thirrje të fuqishme "kundër atyre, që e bëjnë drogën dhe çdo varësi tjetër - mendoni për alkoolin, ose bixhozin - biznesin e tyre më të madh", denoncoi Papa.

  (@VATICAN MEDIA)

Dinjiteti, që vyshket

Ati i Shenjtë e ngriti zërin në mbrojtje të viktimave të drogës, duke nënvizuar se qytetet nuk duhet të lirohen nga këta njerëz, që shoqëria i përjashton, por nga “përjashtimi” si i tillë; nuk duhet të lirohen nga të dëshpëruarit, por nga “dëshpërimi”. Të droguarit janë shpesh njerëz, të cilëve, në një çast të jetës, u ka munguar ajri, u ka munguar horizonti, prandaj, dinjiteti i tyre fillon e vyshket. Duke kujtuar takimin e Jezu Krishtit me dishepujt, mbrëmjen e Pashkëve në Çenakull, kur hyri nga dyert e mbyllura e u solli paqen, Ati i Shenjtë vuri në dukje se Ai shpesh vjen në jetët tona e na sjell frymëmarrje të re. “E bën përmes njerëzve, që i kapërcejnë portat tona të mbyllura e që, pavarësisht nga gjithçka na ka ndodhur, shohin dinjitetin që e kemi harruar, ose që na është mohuar”. Dalja nga droga bëhet së bashku, nënvizoi Papa.

“Zoti që e krijoi dhe e njeh secilin prej nesh – dhe është më intim me mua sesa unë me veten time – na krijoi për të qenë së bashku. Sigurisht, ka edhe lidhje që lëndojnë dhe grupe njerëzish që nuk kanë liri. Megjithatë, edhe këto mund të kapërcehen vetëm së bashku, duke u dhënë besim atyre, që nuk nxjerrin fitime në kurrizin tonë, atyre që mund t’i takojmë dhe që na takojnë me kujdesin pa interes”.

  (@Vatican Media)

“Kisha ka nevojë për ju”

 Papa kujton se edhe sot mund të përjetohet martirizimi kur, për shembull, impenjimi për rishpërndarjen e pasurisë së akumuluar padrejtësisht bëhet shkak për konflikt.

“Lufta kundër trafikut të drogës, impenjimi edukativ ndër të varfërit, mbrojtja e bashkësive indigjene dhe e migrantëve, besnikëria ndaj doktrinës shoqërore të Kishës, në shumë vende konsiderohen subversive”.

Zoti bën gjëra të mëdha me ata, që kanë guxim të çlirohen nga e keqja, vërejti Leoni XIV. Për këtë arsye, Kisha e njerëzimi, arsimi e politika, kanë nevojë për ata, që mund ta dëshmojnë këtë, siç janë njerëzit, të cilët kanë arritur të dalin nga droga.

  (@Vatican Media)

Askush nuk është kurrë i humbur

Kështu, ata kanë rifituar atë dinjitet, që shndrit pikërisht kur duket si i humbur, duke ua tronditur shpirtin njerëzve, që e kuptojnë se reagimi dhe rimëkëmbja është çështje jete a vdekjeje. “Sot e gjithë shoqëria – shpjegoi Papa – ka nevojë për atë tronditje, ka nevojë për dëshminë tuaj dhe punën e madhe që po bëni”.

“Në fakt, të gjithë e ndiejmë thirrjen për të qenë më të lirë dhe më njerëzorë, thirrjen për paqe. Kjo është thirrja më hyjnore. Të ecim përpara së bashku, pra, duke shtuar vendet për shërim, takim dhe edukim: shtigje baritore dhe politika sociale, që fillojnë në rrugë dhe nuk e konsiderojnë askënd të humbur”.

26 qershor 2025, 13:25