杏MAP导航

K?rko

Leone XIV: "Sporti ?sht? nj? m?nyr? p?r t? nd?rtuar paqen"

N? solemnitetin e t? Shenjtnueshmes Trini, Papa kryesoi Mesh?n n? Bazilik?n e Vatikanit p?r Jubileun e Sportit, "mjet i ?muar i formimit njer?zor dhe t? krishter?", sepse t? m?son bashk?punimin dhe vler?son konkret?sin? e ndenj?s s? bashku. M? pas kujtoi "jet?n e thjesht? dhe t? ndritshme" t? Pier Giorgio Frassati-t, pajtor i sportist?ve, i cili do t? shenjt?rohet m? 7 shtator, dhe fjal?t e Palit VI mbi kontributin e sportit n? rikthimin e paqes dhe t? shpres?s, n? nj? shoq?ri t? tronditur r?nd?

R .SH. / Vatikan

Fryma e bashkëpunimit dhe e takimit, si dhe thirrja për konkretësinë e ndenjës bashku: këto janë vlerat që sporti mund t’i mësojë dhe që e bëjnë atë, sot, mjet të çmuar të formimit njerëzor dhe të krishterë. Këtë theksoi Papa Leoni XIV në predikimin e Meshës, kryesuar sot në mëngjes - jo në Sheshin e Shën Pjetrit për shkak të temperaturave shumë të larta të këtyre ditëve - por në Bazilikën e Vatikanit, në të cilën lidhi figurën e Hyjit Trini - sot festojmë Solemnitetin - me bukurinë dhe sfidat e përvojës sportive e cila, siç ka nënvizuar Shën Pali VI, mund të ndikojë në rikthimin e paqes ndërmjet popujve.

Në kremtimin për 6,500 besimtarë, kryesisht atletë dhe menaxherë sportivë, ishin Kardinalët José Tolentino de Mendonça, prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Kulturë dhe Arsim, dhe Mauro Gambetti, vikar i përgjithshëm i Papës për Qytetin e Vatikanit, kryeprift i Bazilikës së Shën Pjetrit. Të pranishëm, edhe tetë ipeshkvij e 250 meshtarë. Ndër të pranishmit në asamble, presidenti i IOC-së, Thomas Bach dhe Ministri italian i Sportit, Andrea Abodi, Aurelien Diesse, xhudist francez, kampion olimpik, ish-ekipi kombëtar italian i futbollit, tani kryetar i bashkisë së Veronës, Damiano Tommasi.

Trinia është valle dashurie

Zoti është valle. Papa mbështetet te Etërit e Kishës për të vënë në pah veçoritë e marrëdhënies ndërmjet tri Vetjeve të Trinisë. Më pas citon Shën Saloniun e Gjenevës dhe Shën Gregorin e Nazianzenit për të nënvizuar aspektin e një Zoti që dëfrehet, që luan, që kënaqet me gëzim duke u dhuruar veten krijesave.

"Zoti nuk është i ngrirë, nuk është i mbyllur në vetvete. Është bashkësi, marrëdhënie e gjallë ndërmjet Atit, Birit e Shpirtit Shenjt, që  lidhet me njerëzimin dhe botën" - kujtoi Papa  - E në këtë dinamizëm konkurrenca sportive gjen grepin e saj.

Kjo është arsyeja pse sporti mund të na ndihmojë të takojmë Zotin Trini: sepse kërkon lëvizjen e vetvetes drejt tjetrit, sigurisht të jashtëm, por edhe, e mbi të gjitha, shpirtëror. Pa këtë, ai reduktohet në një garë sterile egoizmi.

Të jesh sportist do të thotë të japesh veten për të tjerët

Leoni XIV  kujton më se një herë atë që thoshte Shën Gjon Pali II, sportist proverbial, kur foli për sportin si festë, përmasë në të cilën falja dhe fryma e miqësisë mbizotërojnë përtej çdo qëllimi thjesht hedonist ose konsumist.

Është fjala e dhurimit të vetes për të tjerët - për rritjen tënde, për miqtë e tu, për të dashurit e tu, për trajnerët e tu, për bashkëpunëtorët, për publikun, madje edhe për kundërshtarët e tu - e, nëse je vërtet sportist, kjo vlen shumë më tepër se rezultati.

Sporti mbush vetmitë

Papa vëren se si shoqëritë bashkëkohore po joshen gjithnjë e më shumë nga individualizmi, po preken nga vetmia, sepse qendra e gravitetit është zhvendosur nga 'ne' në 'unë'. Pikërisht këtu sporti mund ta ribalancojë këtë ndryshim, të ripozicionojë peshat, falë daljes nga vetja, në atë lëvizje që është themelore veçanërisht në lojën ekipore.

Kështu, mund të bëhet mjet i rëndësishëm rikompozimi e takimi: ndërmjet popujve, ndër bashkësi, në mjedise shkolle e pune, në shoqëri e në familje!

Sporti kundër arratisjes në vetmi

Sipas Papës Prevost, përveç tjerash, sporti mund të shërbejë si kundërhelm "i tundimit për t'u arratisur në botët virtuale", në masën që ndihmon për ruajtjen e një kontakti të shëndetshëm me natyrën dhe me jetën reale. Më saktësisht:

Në një shoqëri gjithnjë e më dixhitale, në të cilën teknologjitë, ndërsa i afrojnë njerëzit e largët, shpesh i largojnë të afërmit, sporti rrit konkretësinë e të qenit bashkë, ndjenjën e trupit, të hapësirës, ??të përpjekjes, të kohës reale.

Kampionët nuk janë makina të pagabueshme

Papa nuk harroi të theksojë se të jesh vërtet sportiv, do të thotë edhe të pranosh humbjen, i vetëdijshëm se një rezultat në pritje nuk është  dështim, përkundrazi, çon në matjen e vetes me vlerën e brishtësisë dhe për këtë arsye edhe me mundësinë për t'u ngritur përsëri në këmbë, për të ushqyer shpresën. "Kampionët nuk janë makina të pagabueshme", kujtoi - e shtoi:

Në një shoqëri konkurruese, ku duket se vetëm të fortët dhe fituesit meritojnë të jetojnë, sporti të mëson edhe të humbasësh, duke e vënë njeriun përballë artit të humbjes, me një nga të vërtetat më të thella të gjendjes së tij: brishtësinë, kufijtë, papërsosmërinë.

Roli i sportit në rivendosjen e paqes

"Askush nuk lind kampion, ashtu si askush nuk lind shenjtor": Ipeshkvi i Romës përqendrohet në këtë fakt, në dritën e jetës së të Lumit Pier Giorgio Frassati, Pajtorit të atletëve, i cili do të shpallet shenjt më 7 shtator. "E thjeshtë", jeta e tij, por që mund të jetë shembull për të kuptuar sa shumë mund të ndikojë stërvitja në jetën personale, por edhe në ungjillëzimin e  në luftën për paqen. Ky aspekt i fundit, me rëndësi bindëse, kujtohet mirë nga Shën Pali VI në fjalimin e tij drejtuar anëtarëve të C.S.I., njëzet vjet pas përfundimit të Luftës II Botërore, kur foli për sportin si 'kushti i parë dhe i domosdoshëm i një shoqërie të rregullt, të qetë dhe konstruktive'.

Maria udhëzon drejt fitores së plotë të përjetësisë

Papa Leoni XIV e konsideron mision vërtet "të bukur" atë që ua beson Kisha sportistëve: të jenë "pasqyrim i Zotit Trini", edhe për të mirën e vëllezërve. Pasardhësi i Pjetrit nxit të përfshihemi "me entuziazëm: si atletë, si trajnerë, si shoqëri, si grupe, si familje". Së fundmi, i drejtohet nënës së Krishtit, kaq të matur, por edhe kaq të shqetësuar, me kaq dinamizëm, gjithnjë “në garë” drejt Zotit dhe të tjerëve, siç i pëlqente Papës Françesku ta kujtonte.

Lutja e Papës

T’i kërkojmë asaj të na i shoqërojë përpjekjet dhe impulset tona, e t’i drejtojë gjithnjë për të mirën, deri në fitoren më të madhe: atë të amshimit, në “fushën e pafundme” ku loja nuk mbaron kurrë e gëzimi do të jetë i plotë.

Në fund të kremtimit, Papa përshkoi me papamobil Sheshin e Shën Pjetrit. E prisnin shumë besimtarë. U ndalua në pika të ndryshme për të bërë shenjën e Kryqit në ballin e fëmijëve që afroheshin me dëshirën për një ledhatim. Edhe sot ishte një atmosferë feste e madhe, me përmasa globale, me dëshirën për t’i shprehur dashuri dhe mbështetje Ipeshkvit të Romës.

E Leoni XIV përgjigjet me shumë gëzim: bujar, i gjallë, madhështor në përshëndetjet e tij, ai puth një kryq që i jepet nga turma, merr një karamele nga një vajzë e vogël, buzëqesh... Është në harmoni të plotë me fjalët e sapothëna. Pasi zbret nga makina, në oborrin e kishës, Papa vazhdon përshëndetjen, duke iu afruar atyre që kanë arritur në rreshta pranë tij, ndërsa të tjerë ngjiten në karrige për të bërë një foto, një video ... Të shumtë edhe të rinjtë, ndërmjet të cilëve bien në sy skautët e njohur nga uniforma e turma e strehuar nga çadrat, nën diellin përvëlues.  

15 qershor 2025, 13:54