杏MAP导航

K?rko

Leoni XIV: L?mosha e Pjetrit, shenj? bashkimi me Pap?n

N? p?rfundim t? Lutjes s? Engj?llit, Papa i fal?nderoi ata q? e mb?shtesin n? sh?rbes?n e tij, p?rmes donacioneve

R.SH. / Vatikan

“Në këtë festë kremtohet edhe Dita e Lëmoshës së Shën Pjetrit, shenjë bashkimi me Papën dhe pjesëmarrjeje në shërbesën e tij apostolike. Falënderoj nga zemra ata që, me dhuratën e tyre, mbështesin hapat e mi të parë si Pasardhës i Pjetrit”.

Janë fjalët e Papës Leoni XIV në përfundim të lutjes mariane të Engjëllit të Zotit, kremtuar so në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Kujtojnë se më 29 qershor është solemniteti i Shenjtorëve Pjetër e Pal, ditë tradicionalisht e caktuar për mbledhjen e donacioneve, në mbështetje të misionit të tij në shërbim të Kishës universale. Kuptimi i Lëmoshës së Pjetrit, praktikë shekullore solidariteti në mbështetje të Papëve, është ndihmë për shpalljen e mesazhit të krishterë, promovimin e paqes dhe kontributin për t’i ndihmuar ata që jetojnë në varfëri.

Mbështetini hapat e Leonit XIV

Në mbështetje të kësaj nisme, Sekretaria e Vatikanit për Ekonominë dhe Dikasteri i Selisë së Shenjtë për Komunikim i Selisë së Shenjtë përgatitën materiale informuese dhe multimediale, që shpjegojnë kuptimin e saj. Në faqen zyrtare të internetit, është e mundur të kontribuoni me një donacion në kanale dixhitale të sigurta.

Lëmosha e Shën Pjetrit: në vitin 2024 u shtuan të ardhurat për misionin e Papës 

Disa ditë më parë, u publikua raporti vjetor i fondit që mbledh donacionet e dhuruara për Papën. Në të theksohet se në vitin 2024, të ardhurat e Lëmoshës së Pjetrit arritën në 58 milionë euro, rritje krahasuar me vitin 2023 (52 milionë). 13.3 milionë euro u ndanë për të mbështetur 239 projekte ndihme sociale dhe financiare në 66 vende në të gjitha kontinentet (gjashtë milionë më shumë se në vitin 2023).

29 qershor 2025, 15:42