杏MAP导航

K?rko

Audienca e Pap?s me pjes?marr?sit n? Simpoziumin Ekumenik kushtuar 1700-vjetorit t? Koncilit t? Nikes? (@Vatican Media) Audienca e Pap?s me pjes?marr?sit n? Simpoziumin Ekumenik kushtuar 1700-vjetorit t? Koncilit t? Nikes? (@Vatican Media)

Papa: Koncili i Nikes?, busull drejt unitetit t? plot?

Duke pritur n? audienc? pjes?marr?sit e Simpoziumit “Nikea dhe Kisha e Mij?vje?arit t? Tret?: drejt Unitetit Katolik-Ortodoks”, Papa ripohon gatishm?rin? e tij p?r t’i kremtuar s? bashku Pashk?t dhe kujton se uniteti ?sht? dhurat? q? merret n?p?rmjet veprimit t? Shpirtit Shenjt.

R.SH. / Vatikan

Janë tri temat - feja e Nikesë, sinodaliteti dhe data e Pashkëve - mbi të cilat Papa Leoni XIV u përqendrua në audiencën me pjesëmarrësit e Simpoziumit “Nikea dhe Kisha e Mijëvjeçarit të Tretë: drejt Unitetit Katolik-Ortodoks”. Janë tema të prekura nga i njëjti takim, që do të përfundojë këtë pasdite të 7 qershorit, në Universitetin Papnor të Shën Tomës së Akuinit, organizuar nga ?ecumenicum - institut i studimeve ekumenike të Angelicum – dhe nga Shoqata Teologjike Ndërkombëtare Ortodokse. Papa e shprehu anglisht kënaqësinë e tij, duke vërejtur me kënaqësi se Simpoziumi orientohej drejt së ardhmes. Koncili i Nikesë nuk është vetëm ngjarje e së kaluarës, por edhe busull që duhet të vazhdojë të na prijë drejt unitetit të plotë e të dukshëm të të gjithë të krishterëve.

Më pas nënvizoi se si Koncili I Ekumenik ishte themelor "për rrugën e përbashkët që katolikët dhe ortodoksët" ndërmorën më pas, nga Koncili II i Vatikanit. Për ortodoksët, pra, shtoi Papa, Koncili i Nikesë, në 1700-vjetorin e takimit, është "Koncil par excellence", në të cilin u shpall norma e fesë së krishterë, rrëfimi i fesë së "318 Etërve".

Burim i përbashkët

Duke u ndalur te feja e Nikesë, Papa Prevost kujtoi se si përvjetori i sotëm është një mundësi për të nënvizuar atë që bashkon, sepse është më e fortë se ajo që ndan. Më pas nënvizoi se dialogu do të na çojë në "një kuptim më të mirë të misterit që na bashkon" dhe kështu ne do të ecim "drejt rivendosjes së bashkimit të plotë ndërmjet nesh" duke festuar së bashku besimin e Nikesë. Jam i bindur se duke u rikthyer në Koncilin e Nikesë dhe duke u mbështetur në këtë burim të përbashkët, do të jemi në gjendje t'i shohim në një dritë të ndryshme pikat, që ende na ndajnë.

Sinodaliteti ndërmjet të krishterëve

Pikërisht në Koncilin e Nikesë, nënvizoi Papa Leoni XIV, u përurua “një rrugë sinodale për Kishën" në drejtimin e çështjeve teologjike e kanonike në nivel universal. Papa, më pas, kujtoi kontributin në Sinodin e fundit mbi sinodalitetin, ofruar nga delegatët vëllazërorë të Kishave dhe bashkësive kishtare të Lindjes dhe Perëndimit, por edhe atë që është shkruar në dokumentin përfundimtar, në të cilin inkurajohet zhvillimi i "praktikave ekumenike sinodale, deri në format e konsultimit dhe të dallimit mbi çështje me interes të përbashkët dhe të ngutshëm".

Shpresoj se përgatitja dhe përkujtimi i përbashkët i 1700-vjetorit të Koncilit të Nikesë do të jetë mundësi providenciale "për të thelluar dhe për të rrëfyer së bashku besimin kristologjik si dhe për të vënë në praktikë format e sinodalitetit ndërmjet të krishterëve të të gjitha traditave".

Data e përbashkët e Pashkëve

Një temë tjetër, jo më pak e rëndësishme, është ajo e datës së Pashkëve, një nga objektivat e rëndësishme të Koncilit të Nikesë. "Për fat të keq – kujtoi Papa - ndryshimet në kalendarët përkatës nuk i lejojnë më të krishterët ta festojnë së bashku festën më të rëndësishme të vitit liturgjik, duke shkaktuar probleme baritore brenda komuniteteve, duke ndarë familjet dhe duke dobësuar besueshmërinë e dëshmisë sonë të Ungjillit". Ka pasur disa zgjidhje të ndryshme - vërejti ai – si ajo e sivjetme, kur festimi ra në të njëjtën ditë.

Dua të ripohoj gatishmërinë e Kishës Katolike për të kërkuar një zgjidhje ekumenike, që do të nxisë kremtimin e përbashkët të ringjalljes së Zotit dhe, si pasojë, do t'i japë forcë më të madhe misionare predikimit tonë të "emrit të Jezusit dhe të shpëtimit që vjen nga besimi në të vërtetën shpëtimtare të Ungjillit" – theksoi.

Fryt i Shpirtit

“Në prag të Rrëshajëve - vijoi Leoni XIV - të kujtojmë se uniteti të cilin të krihsterët e dëshirojnë me gjithë shpirt, nuk do të jetë kryesisht fryt i përpjekjeve tona, as nuk do të arrihet përmes modeleve ose skemave të paracaktuara. Përkundrazi, uniteti do të jetë dhuratë që do ta marrim “ashtu siç dëshiron Krishti, e edhe me mjetet që Ai dëshiron, nëpërmjet veprimit të Shpirtit Shenjt”.

Pastaj ftesa për të thënë së bashku një lutje nga tradita Lindore, për të thirrur Shpirtin e bashkimit:

O Mbret Qiellor,

Ngushëllues,

Shpirt i së Vërtetës;

që je kudo,

e mbush çdo çast të jetës;

Thesar Bekimesh

dhurues Jete të re,

eja, o Zot

edhe bano ndër ne:

nga çdo ndyrësi

ti na pastro

e shpirtrat tanë,

na i shpëto!

07 qershor 2025, 14:09