杏MAP导航

K?rko

2025.06.05 GIUBILEO DEI SACERDOTI ILE-DE-FRANCE

Jubileu i meshtar?ve t? ?le-de-France, Papa: rr?njoseni jet?n n? Jezu Krishtin

Leoni XIV u d?rgon nj? mesazh meshtar?ve t? provinc?s kishtare t? Parisit. Teksti, i lexuar n? katedralen e Notre Dame nga imzot Blanchet, ipeshk?v i Créteil, inkurajon sh?rbimin e bazuar n? dashurin? bujare dhe t? pakursyer p?r bashk?sit? e krishtera, me af?rsi, dhembshuri, but?si, p?rvujt?ri dhe thjesht?si, "si? na kujtonte shpesh i ndjeri Papa Fran?esku"

R.SH. – Vatikan

Me rastin e Jubileut të meshtarëve dhe të 60-vjetorit të Kushtetutës “Presbyterorum ordinis”, mbi të cilën po meditojnë, Papa Leoni XIV u dërgoi një mesazh priftërinjve të Provincës kishtare të Parisit, lexuar nga imzot Dominique Blanchet, ipeshkëv i Créteil. Papa i inkurajon të vendosin Jezu Krishtin në bazë të jetës dhe të shërbesës së tyre. Përshëndetja "vëllazërore" e Atit të Shenjtë i drejtohet imzot Laurent Bernard Marie Ulrich, kryeipeshkëv i Parisit, gjithë ipeshkvijve të Île-de-France dhe "meshtarëve të dashur" të mbledhur në katedralen e Notre Dame për meshën.

Baza e jetës: dashuria personale dhe e vërtetë për Jezusin

Me dëshirën për t’u treguar meshtarëve të Parisit "dashurinë e tij atërore", duke i inkurajuar në misionin e tyre në shërbim të Popullit të Zotit, Leoni XIV uron: "Për të arritur këtë qëllim në kushtet e vështira - dhe shpesh sprovuese - kishtare dhe shoqërore që po përjetoni, ju ftoj ta rrënjosni jetën dhe shërbesën tuaj në një dashuri gjithnjë e më të fortë, personale dhe të vërtetë për Jezusin, i cili ju ka bërë miq dhe ju ka formuar sipas tij për amshim; ta rrënjosni edhe në dashurinë bujare dhe të pakursyer për bashkësitë tuaja, dashuri të karakterizuar nga afërsia, dhembshuria, butësia, përvujtëria dhe thjeshtësia, siç na e ka kujtuar shpesh i ndjeri Papa Françesku".

Kultivimi i vëllazërisë, bamirësisë dhe lutjes për unitetin e Kishës

"Në këtë mënyrë - vazhdon Papa Leoni XIV - do të jeni të besueshëm edhe nëse nuk jeni ende shenjtorë dhe do të prekni zemrat e njerëzve të largët, do të fitoni besimin e tyre dhe do t'i çoni ata drejt takimit me Jezu Krishtin". Më tej, Ati i Shenjtë i fton të "kultivojnë vëllazërinë meshtarake", të "ruajnë një lidhje të ngushtë bamirësie" me ipeshkvijtë e tyre dhe të "luten pa pushim për unitetin e Kishës". Vetë Papa i lutet Shpirtit Shenjt t’i ndihmojë meshtarët të përtërijnë gjithnjë premtimet e bëra para Zotit në ditën e shugurimit, si edhe i kërkon Zojës dhe gjithë shenjtorëve meshtarë të Parisit të ndërmjetësojnë për secilin prej tyre.

06 qershor 2025, 10:44