杏MAP导航

K?rko

SCATTIDELGIORNO: At least 9 dead in Austrian school shooting in Graz

Austri, Papa: lutem p?r viktimat e tragjedis? s? shkoll?s s? Gracit

N? fund t? audienc?s s? sotme t? p?rgjithshme n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, Papa leoni XIV u lut p?r viktimat e atentatit n? nj? shkoll? t? Gracit, n? Austri. Nj? 21-vje?ar, ish-nx?n?s q? e konsideronte veten viktim? e bullizmit, hapi zjarr rreth or?s 10, me nj? arm? q? e zot?ronte ligj?risht, kund?r nx?n?sve t? dy klasave n? gjimnazin Borg. N? nj? video d?rguar s? ?m?s Artur A. lajm?ron p?r gjestin, pa dh?n? asnj? shpjegim p?r t?. Dihet se nuk e pati p?rfunduar gjimnazin. Dhjet?, viktimat

R.SH. - Vatikan

"Dëshiroj të siguroj lutjet e mia për viktimat e tragjedisë në shkollën e Gracit. Jam pranë familjeve, mësuesve dhe shokëve të klasës. Zoti i shoqëroftë dhe i pranoftë në paqen e tij këta bij".

Kjo, lutja e Papës Leoni XIV në fund të audiencës së sotme të përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit.

Papa Leoni XIV
Papa Leoni XIV   (@Vatican Media)

Atentanti në Austri

         Austria është tronditur nga atentati i djeshëm në një shkollë të Gracit, kryeqendër e Stirisë, gjatë të cilit një 21-vjeçar, ish-nxënës që e konsideronte veten viktimë e bullizmit, hapi zjarr rreth orës 10, me një armë që e zotëronte ligjërisht, kundër nxënësve të dy klasave në gjimnazin Borg. Në një video dërguar së ëmës Artur A. lajmëron për gjestin, pa dhënë asnjë shpjegim për të. Dihet se nuk e pati përfunduar gjimnazin. Dhjetë, viktimat, përfshirë edhe vetë atentatorin, që vrau veten, si edhe 28 të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje shumë të rëndë.

Zi kombëtare

Vendi ka shpallur tri ditë zie kombëtare. Kancelari austriak nënvizoi se e djeshmja është “ditë e zezë në historinë” e Austrisë. "Atentati – theksoi - është tragjedi kombëtare, që na ka tronditur thellë. Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen. Vendi mban zi në heshtje".

Dhimbja e ipeshkvijve

Ipeshkvijtë e Stirisë shprehën tronditjen e tyre, duke siguruar lutje dhe mbështetje për të prekurit. Në një konferencë për shtyp, ipeshkvi dioqezan Wilhelm Krautwaschl dhe ipeshkvi ndihmës Johannes Freitag shprehën dhimbjen e tyre e të krejt bashkësisë katolike, menjëherë pas lajmit për atentatin. "Ky akt i çmendur në një shkollë të Gracit na habit dhe na trondit. Ngushëllimet tona më të thella për nxënësit, personelin mësimdhënës dhe familjet", pohuan ipeshkvijtë, duke siguruar lutjet dhe afërsinë e tyre me të prekurit nga atentati dhe duke falënderuar të gjithë ata, që kanë dhënë ndihmë në këto orë.

11 qershor 2025, 11:49