29 qershor, L?mosha e Sh?n Pjetrit, p?r t? mb?shtetur misionin e Pap?s
R.SH. / Vatikan
Me lëmoshën tuaj ju kontribuoni konkretisht në veprimtarinë e Papës. E ndihmoni të shpallë Ungjillin në botë dhe t'u shtrijë dorën nevojtarëve, vëllezërve dhe motrave. Më 29 qershor - që këtë vit përkon me të dielën e fundit të qershorit - me rastin e festës liturgjike të Shenjtorëve Pjetër dhe Pal, në gjitha Kishat katolike kudo në botë, zhvillohet mbledhja e zakonshme e Lëmoshës së Pjetrit, "një mënyrë konkrete për të mbështetur Papën në misionin e tij në shërbim të Kishës universale". Kështu thuhet në një njoftim të Sekretariatit për Ekonominë të Vatikanit dhe të Dikasterit të Komunikimit. "Lëmosha e Shën Pjetrit – lexohet më tej – përfaqëson një gjest bashkimi dhe pjesëmarrjeje në misionin e Papës për shpalljen e Ungjillit, për promovimin e paqes dhe për përhapjen e dashurisë së krishterë”.
Lëmosha e Shën Pjetrit për bamirësinë e Papës
Lëmosha e Shën Pjetrit është ndihma ekonomike, që i ofrojnë besimtarët nga mbarë bota Atit të Shenjtë, si shenjë e bashkimit me Pasardhësin e Shën Pjetrit, për nevojat e shumta të Kishës universale si dhe për veprat e bamirësisë, në ndihmë të të varfërve. Lëmosha e Papës mblidhet në mbarë botën katolike më 29 qershor, ose në të dielën më të afërt me Solemnitetin e Apostujve Pjetër e Pal. Në këtë mënyrë, besimtarët marrin pjesë në veprimtarinë ungjillëzuese e bamirëse të Pasardhësit të Shën Pjetrit në mbarë botën.
Me ofertën tënde ti kontribuon konkretisht në veprimtarinë e Papës. Do ta ndihmosh atë të shpallë Ungjillin në botë dhe t'u japë një dorë vëllezërve dhe motrave në nevojë.