杏MAP导航

K?rko

Papa Leo XIV dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni Papa Leo XIV dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni

Ukrain?, mir?njohja e qeveris? italiane ndaj Pap?s p?r angazhimin p?r paqen

Palazzo Chigi n? nj? komunikat? informon p?r nj? telefonat? mes Leonit XIV dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni mbi gatishm?rin? e Selis? s? Shenjt? p?r t? pritur negociatat

R.SH. / Vatikan

Mirënjohje e thellë ndaj Leonit XIV për angazhimin e pandërprerë në favor të paqes dhe për gatishmërinë për të pritur në Vatikan negociatat e ardhshme mbi Ukrainën. Në një njoftim, Palazzo Chigi shpreh vlerësimin për rezultatin e telefonatës së djeshme, e martë 20 maj, mes Papës dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni. Një bisedë, thuhet në njoftim, që "vjen pas" telefonatës së djeshme që Meloni pati "me presidentin Trump dhe me liderë të tjerë evropianë, gjatë së cilës i është kërkuar kryeministres italiane të verifikojë gatishmërinë e Selisë së Shenjtë për të pritur negociatat".

Çdo përpjekje për të përhapur paqen

Papa, që më 14 maj gjatë audiencës me pjesëmarrësit në Jubileun e Kishave Lindore, pati treguar vullnetin për të bërë "çdo përpjekje" në mënyrë që "kjo paqe të përhapet", duke saktësuar gatishmërinë e Selisë së Shenjtë për të qenë vendi ku "armiqtë të takohen dhe të shikohen në sy, në mënyrë që popujve t'u kthehet një shpresë dhe t'u rikthehet dinjiteti që meritojnë, dinjiteti i paqes. Popujt duan paqen dhe unë, me zemër në dorë, u them përgjegjësve të popujve: të takohemi, të dialogojmë, të negociojmë".

Vatikani, vend shumë i përshtatshëm

Dy ditë më pas ishte Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, që saktësoi - duke iu përgjigjur gazetarëve - domethënien konkrete të gatishmërisë së Selisë së Shenjtë, pra ofrimin e Vatikanit "për një takim të drejtpërdrejtë mes dy palëve", për të arritur kështu në fillimin e "negociatave të drejtpërdrejta, të paktën të flasin... Është një gatishmëri vendi. E kemi thënë gjithmonë, e kemi përsëritur gjithmonë: 'Ne jemi të gatshëm. Nëse ju doni të takoheni, Selia e Shenjtë, Vatikani mund të jetë një vend shumë i përshtatshëm'. Me të gjitha diskrecionalitetin e rastit"

21 maj 2025, 11:16