杏MAP导航

K?rko

2025.05.12 Audienca e Pap?s me P?rfaq?sues t? Mediave 2025.05.12 Audienca e Pap?s me P?rfaq?sues t? Mediave

Udh?time, sfida, dhurata shallesh dhe relikesh. Papa Leoni p?rsh?ndet gazetar?t

Papa, pas fjalimit t? mbajtur para mediave nga e gjith? bota, pritur n? Sall?n Pali VI, deshi t? p?rsh?ndeste disa grupe gazetar?sh. Si dhurat?, nj? shall nga Andet e Perus? dhe nj? relike e Pap?s Luciani, pastaj propozimi p?r nj? ndeshje tenisi dhe pyetje rreth udh?timeve n? Fatima dhe Nikea. Gazetar?t: "Ne nuk jemi armiqt?, por aleat?t e tij"

R.SH. / Vatikan

Një shall alpake nga Andet Peruviane, një foto pranë një gazetari të veshur me kostum të bardhë, pothuajse 'papnor', dhurata e një relikeje nga Papa Luciani, propozimi për një ndeshje tenisi (një nga sportet e tij të preferuara), shakaja për një udhëtim të mundshëm në Nikea dhe ajo e në Fatima, të cilin donte ta bënte si kardinal. Miqtë prisnin puthjen e duarve, në radhë, një nga një, por në vend të kësaj Papa Leoni XIV zbriti shkallët e Sallës Pali VI në Vatikan dhe shkoi vetë për të përshëndetur radhën e parë të gazetarëve - që përfaqësonin mediat nga e gjithë bota - të pritur sot në audiencë si shenjë mirënjohjeje për punën e madhe të kryer që nga vdekja e Papës Françesku, deri në Konklav dhe në të gjitha zgjedhjet e tij.

Një ndeshje tenisi

Foto, dhurata, nënshkrime autografësh, bekime, në turneun e gjatë të Papës ndërmjet ekspertëve të gjuhëve dhe gazetave të ndryshme të Vatikanit, madje edhe disa fraza të mprehta. Si ajo për një ndeshje bamirësie të mundshme tenisi, e propozuar nga Inés San Martin, drejtuese e komunikimit për Shoqatat Misionare Papnore: "Do të ishte mirë të kishim një ndeshje, do ta organizoj unë!". “Oh po, është vërtet një ide e mirë. Thjesht mos e sillni Sinner-in”, tha Papa, duke nënkuptuar se ai ‘ka frikë’ nga talenti i kampionit italian.

Një dhuratë në kujtim të Papa Lucianit

Leoni XIV e pranoi me mirënjohje, dhuratën e Stefania Falasca-s, editoriale e së përditshmes italiane Avvenire dhe postulatore e çeshtjes së lumnimit të Gjon Palit I, që i dhuroi një relike të vogël të të Lumit Luçian, i cili e bëri të vetën "Sermo humilis" të Shën Agustinit në mënyrë që mesazhi i shpëtimit të arrinte tek të gjithë.

Papa Luciani, i cili donte të bëhej gazetar në rininë e tij, pati thënë: "Edhe me një stilolaps mund të bësh shumë gjëra të mira". Fotot e dhuratat, letrat e kartolinat e shumta që iu dorëzuan Papës, shkaktuan një "oooh" spontane në turmë, kur ai përsëriti përshëndetjen në gjuhën e shenjave, treguar nga Motër Veronica Donatello, drejtuese e Shërbimit Pastoral të CEI-t për Personat me Aftësi të Kufizuara. Për disa çaste Papa Prevost u ndalua me korrespondenten e TV2000, Cristiana Caricato, e cila bëri shaka për kostumin e tij krejt të bardhë dhe këpucët e kuqe: "E di që kam një fustan të bardhë, por nuk kam ambicie të bëhem papë". “Jo, i pashëm”, tha Papa Leoni, duke kërkuar të bënte një foto pranë korrespondentes së Vatikanit. Më pas bëri të njëjtën gjë me një gazetar nga Peruja, i cili i dhuroi një chalina, shall shumëngjyrësh prej leshi alpake nga Andet. Ato, në të cilat Papa ishte misionar për rreth njëzet vjet. Papa Prevost e mbajti rreth qafës gjatë fotos, pastaj përshëndeti një grup peruanësh që po i tregonin flamurin e tyre në një kompjuter.

SHBA, Fatima, Nikea

Nëse kolegut amerikan, i cili e pyeti a parashikonte “së shpejti” ndonjë udhëtim në atdheun e tij (SHBA), Leoni XIV u përgjigj "jo së shpejti", ndërsa gazetares portugeze Aura Miguél, e cila i kujtoi festën e Zojës së Fatimes, më 13 maj, Papa i tha: "Po, Kardinali Prevost kishte planifikuar të shkonte (në Fatima), por planet e mia kanë ndryshuar". Duke u ndaluar rishtas tek tema e udhëtimit, disa gazetarë e pyetën Papën nëse do të zhvillohej udhëtimi i famshëm në Nikea, sot në Turqi, për  1700-vjetorin e Koncilit, dëshirë e Papës Françesku, i cili e shprehu për ta përjetuar këtë ngjarje shumë herë dhe në shumë raste. Leoni XIV mund ta bënte këtë shtegtim!

"Shokë udhe"

Më në fund, disa gazetarë shprehën mendimet e tyre: "Ne nuk jemi armiqtë e tij, por duam të jemi aleatët dhe shokë udhe. E nëse një ditë dëshiron, do të donim edhe të na dëgjonte".

12 maj 2025, 15:58