杏MAP导航

K?rko

Papa p?rqafon Seren?n, nj? n?n? q? kishte humbur vajz?n e saj 4-vje?are Angelica (foto arkivore) Papa p?rqafon Seren?n, nj? n?n? q? kishte humbur vajz?n e saj 4-vje?are Angelica (foto arkivore)

Serena: “N? p?rqafimin e Pap?s, vajza ime Angelica jeton p?rs?ri”

T? gjith? u prek?n, m? 1 prill 2023, nga dhimbja e Seren?s dhe Matteos, t? cil?t gjat? nat?s humb?n vajz?n e tyre t? vetme, t? prekur nga trisomia 18. Jasht? Gemelli-t, ata takuan Pap?n Fran?esku dhe u prek?n nga ngroht?sia e tij at?rore. “Nj? p?rqafim q? vlente m? shum? se nj? mij? fjal? - kujton Serena - p?r ne, ?ast i pashlyesh?m”.
R.SH. / Vatikan
"Një zemër e thyer". Është frazë që Serena Subania e përsërit disa herë gjatë bisedës me mediat e Vatikanit. Nuk ka fjalë tjetër për të shpjeguar atë që ndjen  nëna për vdekjen e fëmijës, nuk ka fjalë që mund ta përcaktojë atë - përsëriste shpesh Papa Françesku. Por ka një gjest që ai vetë e bëri për Serenën dhe bashkëshortin e saj Matteo, një ditë pas vdekjes së vajzës së tyre 5 vjeç e gjysmë: Angelica, e prekur nga trisomia 18, vdiq natën e 31 marsit 2023. Qe shtruar në Poliklinikën Gemelli, ashtu si vetë Papa, i cili po largohej nga ai spital për t'u kthyer në Shën Martë pas bronkitit. Gjesti është t’i përqafosh, t’i shtrëngosh fort, të interesohesh për historinë e tyre, jetën e tyre dhe t’i ngushëllosh me një lutje të thënë së bashku dhe një rruzare të dhuruar për ta vazhduar atë brenda mureve të shtëpisë së tyre.
Takim i pashlyeshëm
Dhimbja e pamposhtur gjeti kështu strehë në krahët e Atit. Serena gjithmonë emocionohet kur kujton atë çast i cili sot, pas vdekjes së Papës Françesku, bëhet çelës për të shpjeguar papninë e tij. "Prej tij do të mbetet gjithçka, mësimet e tij, pesha e gjesteve të tij - thotë Serena - ashtu si takimi që pata me të do të mbetet i pashlyeshëm për mua. Me vdekjen asgjë nuk mbaron, dashuria mbetet, si çdo e  mbjellë në jetë. Këto janë kujtimet që mbeten dhe vijojnë të na japin forcën për të ecur përpara".
“Kur takova Papën Françesku dy vjet më parë, ishte sigurisht çast i fuqishëm, në të cilin u ndjeva shumë e mbështetur, shumë e kuptuar dhe shpresoj që me atë përqafim të përhapet edhe mesazhi i mirëseardhjes së jetës”.
Përqafimi ngushëllues
Serena flet për “humbjen e vetëdijes për shkak të dhimbjes” kur kujton mënyrën se si iu afrua Papës. "Në atë çast nuk i kupton vërtet protokollet, as cila është gjëja më e mirë për t’u bërë: thjesht, ke këtë dhimbje për ta mbartur e nuk di si t’ia bësh". "Një dhimbje shkatërruese, humbja e një fëmije! Është kundër natyrës, ndaj zemra thyhet. E edhe kur koha kalon, ajo prapë nuk shërohet, thjesht mësohesh të jetosh me të, të ecësh përpara me kujtimet, me gjërat e mira që kanë ndodhur". Përqafimi bëhet ilaç i plotë. "E përjetova si në spital kur ndanim dhimbjen e sëmundjes së një fëmije si nëna, ashtu edhe në jetën time kur unë dhe burri im përqafoheshim për ngushëllim, duke kujtuar Anxhelikën."
Anxhelika në krahët e Papës
Serena dhe Matteo u takuan me Françeskun tri herë. Në solemnitetin e  Corpus Domini në vitin 2019, Papa shkoi në famullinë e Santa Maria Consolatrice në lagjen romake të Casal Bertone, ku takoi familje e fëmijë me aftësi të kufizuara. E ata ishin atje. Serena e mori në krahë Angelikën, më të voglën nga fëmijët e pranishëm. "Më erdhi instinktivisht: në atë çast u krijua një lidhje ndërmjet   Papës Françesku dhe Anxhelikës".
Më pas, takimi në Gemelli, një ditë pas vdekjes së vajzës, e pastaj në studiot e Rai-t tek  “A sua imagine”, në një klimë emocionale shumë të ndryshme, por si gjithmonë, intensive. “Me Matteon - thotë Serena - përpiqemi ta kemi Anxhelikën gjithmonë të pranishme ndërmjet nesh, ajo na prin me dritën e saj, me vlerën e saj, me praninë e saj. Sigurisht është e dhimbshme të mos jesh në gjendje ta prekësh, të mos e kesh këtu, por përpiqemi të ecim përpara gjithsesi”.
Besimi është dhurata e Anxhelikës
"Gjithmonë kam pasur dialog me Zotin, jam përpjekur e përpiqem ta bëj jetën time dhuratë dhe mendoj se kjo më ka ndihmuar më shumë. Duke pasur respekt për jetën time, për atë të të tjerëve, respekt për jetën e Anxhelikës e cila, edhe në pak vitet me ne, na mësoi të mos dorëzohemi, të jemi të qëndrueshëm, të durueshëm. Feja - përfundon Serena - u mishërua vërtet në dhuratën e Anxhelikës: e di se tani ajo jeton vërtet në dritë, në paqe dhe shpresojmë që ta ketë takuar përsëri Papën Françesku!".
04 maj 2025, 09:35