杏MAP导航

K?rko

VATICAN-RELIGION-POPE-REGINA CAELI

Riti p?r fillimin e sh?rbimit pjetrin t? Leonit XIV

?sht? liturgji solemne, kremtimi, me t? cilin fillon zyrtarisht papnia e Leonit XIV, m? 18 maj. Riti n?nvizon lidhjen me Sh?n Pjetrin Apostull dhe me martirizimin e tij, i cili pati r?nd?si t? jasht?zakonshme p?r Kish?n e Rom?s q? po lindte dhe, nxjerr n? pah vler?n e ve?ant? t? simboleve ipeshkvnore "pjetrine" (pra, t? Sh?n Pjetrit), q? i jepen Pap?s: Paliumi dhe Unaza e Peshkatarit. N? altar, fugurja e Zoj?s s? K?shillit t? Mir?s, Pajtores s? shqiptar?ve

R.SH. – Vatikan

Me kremtimin eukaristik, në orën 10 të së dielës, 18 maj, në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe në sheshin para saj, Leoni XIV, Ipeshkvi i Romës, fillon zyrtarisht Shërbesën e tij Pjetrine, si pasardhës i Shën Pjetrit apostull, pra, si Bari i Kishës Katolike. Riti, siç shpjegohet nga Zyra e Kremtimeve Liturgjike të Papës, përfshin disa çaste me vlerë të madhe simbolike, në të cilat bien në sy shenjat e lashta ipeshkvnore “Pjetrine”: Paliumi dhe Unaza e Peshkatarit.

Paliumi

Paliumi është veshje liturgjike e realizuar me leshin e qengjit. Kujton Bariun e Mirë, i cili i bart mbi supe delet e humbura, si edhe përgjigjen e trefishtë të Pjetrit ndaj kërkesës së Jezusit të ringjallur për t’i kullotur qengjat dhe delet e tij. Siç shkruan Simeoni i Selanikut në De sacris ordinationibus, “kjo tregon Shpëtimtarin që, duke na takuar si delja e humbur, na bart mbi supe dhe, duke marrë natyrën tonë njerëzore me Mishërimin, e hyjnizon atë, me vdekjen e tij në kryq na ofron për Atin Qiellor dhe me ringjalljen na larton”. Është fjala për një shirit jo shumë të gjerë, që mbështetet mbi supe, mbi kasulën a veshjen liturgjike. Dy cepat e Paliumit janë të zinj e varen përpara dhe prapa e, po të zinj janë gjashtë kryqet prej mëndafshi - një në secilën anë, në gjoks dhe në shpinë, si edhe katër në pjesën rrethore, që mbështetet në shpatulla. Ky shirit zbukurohet, përpara dhe prapa, me tre gjilpëra (acicula), që simbolizojnë tri gozhdët e kryqit të Krishtit.

Unaza e Peshkatarit

Unaza e Peshkatarit ka vlerën e veçantë të një vule, që dëshmon për fenë e vërtetë, detyrë që iu besua shën Pjetrit për t’i përforcuar vëllezërit e tij. Quhet unaza e “Peshkatarit”, sepse Pjetri është Apostulli i cili, duke pasur besim në fjalët e Jezusit, nga barka tërhoqi në tokë rrjetat e peshkimit të mrekullueshëm, siç tregohet në Ungjill.

Në varrin e Shën Pjetrit

Liturgjia fillon brenda Bazilikës së Vatikanit. Papa i ri romak zbret, me Patriarkët e Kishave Lindore, te Varri i Shën Pjetrit, ndalet aty në lutje dhe, pastaj, e kemos atë. Ky moment nënvizon lidhjen e ngushtë të Ipeshkvit të Romës me Shën Pjetrin Apostull dhe me martirizimin e tij, pikërisht në vendin ku Vikari i parë i Krishtit dëshmoi fenë me gjakun e tij, së bashku me shumë të krishterë të tjerë, që dhanë të njëjtën dëshmi me të. Dy diakonë marrin pastaj Paliumin, Unazën e Peshkatarit dhe Librin e Ungjijve, duke u nisur në procesion drejt Altarit të kremtimit, në tremen e Bazilikës, në Sheshin e Shën Pjetrit.

Në tremen e Bazilikës së Vatikanit

Leoni XIV ngjitet sipër dhe bashkohet me procesionin, ndërsa këndohet Laudes Regiæ - një këngë litanie – duke kërkuar ndërmjetësimin e Papëve të shenjtë, të martirëve dhe të shenjtorëve të Kishës Romake. Nga porta qendrore e Bazilikës së Vatikanit varet sixhadja e peshkimit të mrekullueshëm, e cila pasqyron dialogun ndërmjet Jezusit dhe Pjetrit, që përmendet shprehimisht në Liturgjinë e Fjalës dhe në tekstet e kremtimit. Është riprodhim i sixhades origjinale flaminge, realizuar për Kapelën Sikstine, bazuar në një skicë të Raffaello Sanzio dhe ruajtur në Muzetë e Vatikanit. Pranë altarit, vendoset fugurja e Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtores së shqiptarëve, marrë nga shenjtërorja e Gjenacanit. Vijon riti për bekimin dhe spërkatjen me ujë të bekuar, pasi është e dielë Pashkësh. Më pas, këndohet Lavdi, i ndjekur nga lutja kolektive, ku përmendet plani i Atit për ta ndërtuar Kishën e tij mbi Pjetrin.

Liturgjia e Fjalës

Fillon Liturgjia e Fjalës. Leximi i Parë, i shqiptuar në spanjisht, është një fragment nga Veprat e Apostujve (Veprat 4,8-12) në të cilin Pjetri shpall se Krishti është "guri i hedhur poshtë nga ndërtuesit". I shqiptuar në italisht, Psalmi (Ps 117 [118]) trajton temën e “gurit” - “Guri i hedhur poshtë nga ndërtuesit bëhet guri i këndit” - ndërsa Leximi i Dytë, në spanjisht, marrë nga Letra e Parë e Pjetrit (1 Pj 5,1-5. 10-11), nxjerr në pah lidhjen ndërmjet Pjetrit, Kishës së Romës dhe shërbesës së Pasardhësit të tij. Ungjilli, një faqe sipas Gjonit e shpallur në latinisht dhe greqisht (Gjn 21,15-19), është ai i kërkesës së trefishtë të Jezusit drejtuar Pjetrit për të kullotur "qengjat" e "delet e tij" dhe është një nga tekstet, që tradicionalisht, tregojnë detyrën e veçantë dhe personale, që i është caktuar Pjetrit në grupin e dymbëdhjetë apostujve.

Vendosja e shenjave ipeshkvnore pjetrine

Pas kumtimit të Ungjillit, tre kardinaj të tre urdhrave (diakonë, presbiterë dhe ipeshkvij), nga kontinente të ndryshme, i afrohen Leonit XIV: i pari i vendos Paliumin; i dyti kërkon, me një lutje të veçantë, praninë dhe ndihmën e Zotit për Papën; edhe i treti shqipton një lutje, lartuar Krishtit, "bari dhe ipeshkëv i shpirtrave tanë", që e ndërtoi Kishën mbi shkëmbin, që është Pjetri dhe nga vetë Pjetri u njoh si "Biri i Zotit të gjallë", në mënyrë që Ai vetë t'i japë Papës së ri Unazën-Vulë të Peshkatarit e, pastaj ia dorëzon atë Unazë. Ky çast përfundon me lutjen drejtuar Shpirtit të Shenjtë që ta pasurojë Papën e ri me forcë dhe butësi në ruajtjen e bashkimit ndërmjet dishepujve të Krishtit, pastaj, Papa bekon të pranishmit me Librin e Ungjijve, ndërsa dëgjohet brohoritja: “Ad multos annos!” (Për shumë vjet)

Riti i Bindjes

Pas ritit simbolik të “bindjes”, që i tregohet Papës nga dymbëdhjetë përfaqësues të të gjitha kategorive të popullit të Zotit, ardhur nga vende të ndryshme të botës, kremtimi vazhdon me homelinë e Atit të Shenjtë. Pastaj, këndohet “Besojma”, e ndjekur nga lutja e besimtarëve në portugalisht, frëngjisht, arabisht, polonisht dhe në gjuhën kineze. I lartohet lutja Zotit për Kishën, kudo në botë, për Papën Romak, i cili fillon shërbesën e tij, për ata që mbajnë përgjegjësi në qeverisje, për ata, që gjenden në vuajtje dhe vështirësi, për vetë asamblenë.

Liturgjia Eukaristike

Ndërsa këndohet “Tu es pastor ovium”, lutja mbi ofertën e bukës dhe të verës, kërkohet që nëpërmjet shërbesës misionare të Kishës, frytet e shëlbimit të shtrihen në të gjithë botën. Leoni XIV shqipton më pas “Lutjen Eukaristike I” ose “Kanunin Romak” dhe, më pas, vijohet me ritin e kungimit, në fund të të cilit Papa i kërkon Zotit të përforcojë Kishën në unitet dhe dashuri, ndërsa për vete i kërkon të shpëtohet dhe të mbrohet së bashku me grigjën, që i është besuar.

Ritet përfundimtare

Para se të përfundojë kremtimin, Papa mban një fjalim të shkurtër dhe, pasi këndohet Regina Caeli, jep bekimin solemn, që i kthehet imazhit biblik të hardhisë dhe të vreshtit, të zbatuar për Kishën, duke i kërkuar Zotit të “ruajë” dhe të “mbrojë” trungun dhe hardhinë që Ai e mbolli, si edhe që të “shkëlqejë” në të gjithë fytyra e tij e shëlbimit.

17 maj 2025, 09:12