杏MAP导航

K?rko

Kryqi i mbajtur nga Papa Leoni XIV dit?n q? u zgjodh Kryqi i mbajtur nga Papa Leoni XIV dit?n q? u zgjodh

Reliket e Sh?n Augustinit dhe n?n?s s? tij, Monik?s, n? kryqin pektoral t? Leonit XIV

N? reliken q? mbante Papa dit?n kur u zgjodh, m? 8 maj, ?sht? nj? program i v?rtet? shenjt?rie ipeshkvnore. Fragmentet e kockave q? ruhen n? t? u p?rkasin d?shmitar?ve t? shenjt?ris? t? lidhur me Urdhrin Augustinian, simbol i besnik?ris?, reform?s, sh?rbimit dhe martirizimit.

R.SH./ Vatikan

Në qendër është një relike e Shën Augustinit, Atit të madh të Kishës, i cili na mëson të ndjekim rrugën e shpirtit për ta gjetur Zotin dhe për ta kuptuar Fjalën e Tij me besim e arsye, që ta ndajmë pastaj edhe me të tjerët. Kryqi pektoral i mbajtur nga Leoni XIV më 8 maj, kur iu paraqit botës nga Lozha Qendrore e Bazilikës së Shën Pjetrit ditën e zgjedhjes, është mesazh i çmuar dhe i thellë. Brenda, përveç një fragmenti të eshtrave të Ipeshkvit të Ipponës, atit shpirtëror të Urdhrit të Shën Augustinit, i cili me Rregulloren dhe shkrimet e tij frymëzoi fretër, murgesha, motra dhe laikë që të përqafonin Ungjillin si ndërtues të bashkimit dhe të së mirës së përbashkët, ka katër relike të tjera: relikja e Shën Monikës, në pjesën e sipërme; e Shën Tomës së Villanovës, në krahun e majtë; e të Lumit Anselmo Polanco, në krahun e djathtë dhe e të Nderuarit Giuseppe Bartolomeo Menochio, në bazë.

Një dhuratë nga Kuria e përgjithshme agostiniane

Ata u zgjodhën nga postulatori i përgjithshëm i urdhrit Augustinian, Josef Sciberras, si dhuratë që Kuria e Përgjithshme donte t'i bënte vëllait, Robert Prevost, ditën kur u krijua kardinal, më 30 shtator 2023: figura shenjtërie të lidhura me familjen Augustiniane që mishërojnë besnikërinë, reformën, shërbimin dhe martirizimin. Rregulltari, i cili nuk ia fsheh mediave të Vatikanit gëzimin e tij për zgjedhjen e Papës së ri, kujton se Kardinali i atëhershëm Prevost "u emocionua" kur iu dha kryqi pektoral, gjatë festimit të përgatitur për të në mensën e Kolegjit Ndërkombëtar të Shën Monikës, i vetëdijshëm se do të mbante në gjoks reliket e Shën Augustinit dhe të nënës së tij, Monikës.

“Një ditë para Konklavit, të martën e kaluar, i dërgova një mesazh duke e porositur ta mbante kryqin, që ia kishim dhënë, për të pasur mbrojtjen e Shën Augustinit dhe të Monikës”, rrëfen Ati Sciberras. "Nuk jam i sigurt nëse e vuri për shkak të këshillës sime, por kur pashë se e vuri për betimin dhe se e mbajti për t'u dukur nga Bazilika e Vatikanit, e duke e pasë preferuar atë në vend të të tjerave, që mund të kishte zgjedhur, u gëzova shumë".

Augustini dhe Monika

Ai fragment i eshtrave të Ipeshkvit të Ipponës në kryqin pektoral të Leonit XIV  të kujton gjithashtu Urdhrin e Shën Augustinit i cili, i themeluar nga Selia Apostolike në vitin 1244, përvetësoi progresivisht idealin e tij të jetës, duke prodhuar fryte shenjtërie gjatë shekujve përmes jetës komunitare, aktivitetit intensiv apostolik, studimit dhe përshpirtërisë së thellë - shpjegon postulatori i urdhrit Augustinian. Relikja e Shën Monikës është shenjë e lidhjes së ngushtë të Augustinit me nënën e tij, grua e fortë dhe këmbëngulëse e cila, me lotët dhe lutjet e saj të vazhdueshme, siguroi kthimin e të birit në fenë e Krishtit. Në veprën “Rrëfimet” ipeshkvi shenjt i larton virtytet e saj si dhurata që i vinin nga Zoti. Papa Françesku ishte veçanërisht i devoçëm i saj e shpesh ia vizitonte varrin, në Bazilikën e Shën Augustinit, në Campo Marzio, në Romë, si kardinal e edhe si Papë. Për urdhrin augustinian, figura e Monikës është e pandashme nga përvoja e kthesës dhe e shenjtërimit të të birit, bazë e përshpirtërisë augustiniane.

Toma i Villanovës

Shën Toma i Villanovës, Kryeipeshkëv i Valencias, i cili jetoi ndërmjet shekujve 15 dhe 16, ishte reformator i jetës fetare. E edhe model i bariut të përsosur për grigjën, "me aromën e deleve të tij, për të përdorur shprehjen kaq të dashur të Papës Françesku", shton Ati Sciberras. Ai shqetësohj shumë për të varfrit dhe nxiste misionet në Botën e Re. Teolog i madh, në vitin 1550 themeloi një seminar në Valencia të Spanjës - ende aktiv edhe sot - përpara se Koncili i Trentit të rregullonte formimin e priftërinjve.

Një rrëfim besimi, një orientim baritor

Reliket e Shën Augustinit, të Monikës, Tomës së Villanovës, Polankos së Bekuar dhe Menokios së Nderuar u ruajtën në Lipsanotekën e Postulacionit të Përgjithshëm Augustinian.  Ati Sciberras ia besoi ato relikuaristit Antonino Cottone që t'i vendoste në kryqin pektoral, i cili më vonë iu dhurua vëllait të tij, tani Papë. “Nuk është dekorim i thjeshtë - shpjegon ai - por rrëfim i dukshëm i fesë dhe orientim i vërtetë baritor.

Reliket  përbrenda kanë figura shenjtërie të lidhura me Urdhrin Agustinian, që mishërojnë besnikërinë, reformën, shërbimin dhe martirizimin: të gjitha, “elemente që e ndriçojnë dhe e mbështesin shërbesën e Papës së ri”.

 

10 maj 2025, 16:40