杏MAP导航

K?rko

2025.05.11 Regina Caeli

Papa: "U b?j thirrje t? pushtetshm?ve t? bot?s, kurr? m? luft?!"

Pas lutjes mariane t? Mbret?resh?s Qiellore, Leoni XIV b?ri nj? thirrje p?r paqe n? territoret e l?nduara nga luft?rat dhe dhuna. K?rkoi nj? paqe "t? drejt? dhe t? q?ndrueshme" p?r Ukrain?n ku f?mij?t duhet t? kthehen n? familjet e tyre, b?ri thirrje p?r arm?pushim n? Gaza ku duhen liruar pengjet dhe theksoi nevoj?n e nj? marr?veshjeje t? q?ndrueshme nd?rmjet Indis? dhe Pakistanit. M? pas, p?rsh?ndeti rreth 100 mij? njer?zit n? sheshin e Sh?n Pjetrit dhe kujtoi n?nat n? fest?n, q? u kushtohet

R.SH. – Vatikan

“Tragjedia e jashtëzakonshme e Luftës II Botërore përfundonte 80 vjet më parë, më 8 maj, pasi shkaktoi 60 milionë viktima. Në skenarin e sotëm dramatik të një lufte të tretë botërore pjesë-pjesë, siç ka deklaruar vazhdimisht Papa Françesku, edhe unë u drejtohem liderëve të botës, duke përsëritur thirrjen gjithnjë aktuale: "Kurrë më luftë!"”

Po nga Lozha qendrore e Bazilikës së Shën Pjetrit, Papa Leoni XIV, që kur iu paraqit botës, tri ditë më parë, e shqiptoi fjalën "paqe" dhjetë herë, sot, pas lutjes së Mbretëreshës Qiellore, bëri sërish një thirrje të zjarrtë për paqe në territoret e lënduara nga luftërat, dhuna, sulmet e armatosura.

Paqe e drejtë dhe e qëndrueshme në Ukrainë

Mendimet e Papës ishin para së gjithash për Ukrainën, për të cilën po pritet Konferenca e ardhshme për Rindërtimin në Romë, ndërsa, në terren, ende vdesin njerëz të pafajshëm, përfshirë fëmijë (19 vetëm në prill, sipas UNICEF-it).

“Bart në zemër vuajtjet e popullit të dashur ukrainas, të bëhet ç’është e mundur për të arritur sa më shpejt një paqe të vërtetë, të drejtë dhe të qëndrueshme. Të lirohen të gjithë të burgosurit dhe fëmijët të kthehen në familjet e tyre”.

  (@VATICAN MEDIA)

Të arrihet armëpushimi në Gazë

Më pas, Papa Prevost kujtoi tragjedinë e Gazës, ku edhe sot gjetën vdekjen së paku dhjetë vetë, përfshirë katër fëmijë. “Jam thellësisht i pikëlluar nga ç’po ndodh në Rripin e Gazës”, theksoi Ati i Shenjtë.

“Të ndalet menjëherë zjarri! T’i jepet ndihmë humanitare popullsisë së rraskapitur civile dhe të lirohen të gjitha pengjet”.

Marrëveshje e qëndrueshme ndërmjet Indisë dhe Pakistanit

Në fjalët e Papës, edhe tensioni në kufirin ndërmjet Indisë dhe Pakistanit. Marrëveshja e armëpushimit nuk u respektua, për shkak të shkëmbimit të zjarrit me armë gjatë natës, në kufirin e diskutueshëm të Kashmirit. Papa Leoni XIV theksoi dëshirën që “bisedimet e ardhshme të arrijnë një marrëveshje të qëndrueshme".

"Por sa konflikte të tjera ka në botë!"

Me shqetësim për këtë panoramë ndërkombëtare të brishtë dhe të pasigurt, Papa thërret në ndihmë Zojën e i kërkon Zotit bekime.

“Ia besoj këtë thirrje të zjarrtë Mbretëreshës së Paqes, që ajo t'ia paraqesë Zotit Jezu Krisht për të nxjerrë për ne mrekullinë e paqes”.

  (AFP or licensors)

Urimet më të mira për të gjitha nënat

Vështrimi i Ipeshkvit të Romës kaloi më pas mbi turmën e besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit, më se 100 mijë vetë. Ndërmjet tyre grupe të shumta muzikore, ardhur në Romë për Jubileun kushtuar atyre. Për të gjithë ata, si edhe për nënat, që në Itali e në vende të tjera kremtojnë festën e tyre, përshëndetja e Papës.

“U dërgoj një përshëndetje të ngrohtë të gjitha nënave, me një lutje për to dhe për ato, që tashmë janë në Parajsë. Gëzuar festën të gjitha nënave!”

Para se të largohej nga Lozha qendrore e Bazilikës së Vatikanit, Papa Leoni XIV i falënderoi të gjithë dhe u uroi një të diel të këndshme.

11 maj 2025, 13:14