杏MAP导航

K?rko

Papa: t? ungjill?zosh duke edukuar e t? edukosh duke ungjill?zuar

N? audienc? me V?llez?rit e Shkollave t? Krishtera, Leoni XIV thekson r?nd?sin? e t? jetuarit t? m?simdh?nies si "sh?rbes? dhe mision" p?r t? ndihmuar t? rinjt? t? japin m? t? mir?n e tyre sipas planit t? Zotit, duke i kthyer sfidat e koh?s bashk?kohore n? mund?si t? reja. Qendror ?sht? theksi mbi "sinergjin?" nd?rmjet t? gjith? komponent?ve edukativ?

R. SH. – Qyteti i Vatikanit

Të rinjtë si "vullkan jete" dhe mësuesit si shërbyes e misionarë: këto janë dy imazhet e botës së shkollës të ofruara nga Papa Leoni XIV në audiencë me rregulltarët Vëllezërit e Shkollave të Krishtera, të njohur si  Lasallianët - të themeluar nga meshtari francez Shën Gjon Pagëzuesi de La Salle -, të pritur sot, më 15 maj, në Sallën Klementine. Në sfondin e takimit, dy përvjetorë të veçantë: treqindvjetori i shpalljes së Bullës In apostolicae dignitatis solio, me të cilën Papa Benedikti XIII miratoi Institutin dhe Rregullën (26 janar 1725), dhe 75-vjetori i shpalljes, nga Papa Piu XII, të Zojës Mari La Salle si "Pajtore qiellore të të gjithë edukatorëve" (1950).

Të rinjtë dinë të bëjnë gjëra të mrekullueshme, por duhet të rriten në harmoni

Megjithë historicitetin, ende sot Vëllezërit e Shkollave të Krishtera nuk e kanë humbur aktualitetin e tyre: Papa e thekson këtë në fjalimin e tij, duke vënë në dukje se si aftësia e meshtarit franzec La Salle për t'iu përgjigjur me kreativitet vështirësive të shumta të kohës së tij, duke hyrë edhe "në shtigje të reja dhe shpesh të paeksploruara" (ishte pikërisht ky shenjt dhe pedagog francez, për shembull, që nisi "revolucionin pedagogjik" të mësimdhënies u drejtuar klasave dhe jo më nxënësve individualë) duhet të jetë një model referimi edhe sot.

Të rinjtë e kohës sonë, si ata të çdo epoke, janë një vullkan jete, energjish, ndjenjash, idesh. Kjo shihet nga gjërat e mrekullueshme që dinë të bëjnë, në shumë fusha. Por edhe ata kanë nevojë për ndihmë, për të rritur në harmoni kaq shumë pasuri dhe për të kapërcyer atë që, megjithëse në mënyrë të ndryshme nga e kaluara, mund të pengojë ende zhvillimin e tyre të shëndetshëm.

Izolimi, sipërfaqësia, individualizmi: sfidat e sotme

Sot si dje, në fakt - vazhdon Papa Prevost - brezat e rinj gjenden përballë pengesave të shumta:

Të mendojmë për izolimin që shkaktojnë modelet relacionale gjithnjë e më të përhapura, të bazuara në sipërfaqësi, individualizëm dhe paqëndrueshmëri afektive; për përhapjen e skemave të mendimit të dobësuara nga relativizmi; për mbizotërimin e ritmeve dhe stileve të jetës në të cilat nuk ka vend të mjaftueshëm për dëgjim, reflektim dhe dialog, në shkollë, në familje, ndonjëherë edhe mes bashkëmoshatarëve, me vetminë që rrjedh prej saj. Ndihmoni nxënësit të japin më të mirën e tyre

Këto "sfida të vështira", thotë Papa Leoni XIV, duhet të bëhen "mundësi e perspektiva të reja" për të zhvilluar mjete dhe gjuhë të reja, me të cilat "të prekësh zemrën e nxënësve, duke i ndihmuar dhe nxitur të përballojnë me guxim çdo pengesë për të dhënë në jetë më të mirën e tyre, sipas planeve të Zotit".

"Altari juaj është katedra"

Qendror do të jetë, atëherë, edhe formimi i mësuesve, sipas atij parimi aq të dashur për meshtari francez La Salle, pra "mësimdhënia e jetuar si shërbesë dhe mision, si përkushtim në Kishë":

Shën Gjoni Pagëzuesi de La Salle nuk ka dashur që mes mësuesve të Shkollave të Krishtera të kishte meshtarë, por vetëm "vëllezër", në mënyrë që çdo përpjekje e juaj të drejtohej, me ndihmën e Zotit, drejt edukimit të nxënësve. Ai thoshte: "Altari juaj është katedra", duke promovuar kështu në Kishën e kohës së tij një realitet deri atëherë të panjohur: atë të mësuesve dhe katekistëve laikë të ngarkuar, në komunitet, me një "shërbesë" të vërtetë.

Duhet sinergji mes komponentëve formues

Në vazhdën e Papa Françeskut, pra, Ati i Shenjtë Leoni XIV thekson parimin e "ungjillëzimit duke edukuar dhe edukimit duke ungjillëzuar", duke nënvizuar së fundi rëndësinë e "sinergjisë" mes të gjithë "komponentëve të formimit".

15 maj 2025, 11:05