杏MAP导航

K?rko

2022.06.25 Santa Messa per le Famiglie

T? diel?n Leoni XIV do t? kryesoj? Mesh?n e Jubileut t? Familjeve

Papa Leoni XIV do t? kryesoj?, t? diel?n m? 1 qershor, n? or?n 10:30 kremtimin e Eukaristik, Mesh?n, me rastin e Jubileut t? Familjeve, F?mij?ve, Gjysh?rve dhe t? Moshuarve, n? sheshin e Bazilik?s s? Sh?n Pjetrit, n? Vatikan. K?shtu b?n? t? ditur Zyra e Kremtimeve Liturgjike t? Pap?s.

R.SH. / Vatikan

Papa Leoni XIV do të kryesojë, të dielën më 1 qershor, në orën 10:30 kremtimin e Eukaristik, Meshën, me rastin e Jubileut të Familjeve, Fëmijëve, Gjyshërve dhe të Moshuarve, në sheshin e Bazilikës së Shën Pjetrit, në Vatikan. Kështu bënë të ditur Zyra e Kremtimeve Liturgjike të Papës.

Familjet në festë për Jubileun

Shtegtimi është një nga shëmbëlltyrat më të fuqishme të jetës shpirtërore. Ai përfaqëson jo vetëm një udhëtim fizik drejt një destinacioni a vendi të shenjtë, por një udhëtim të brendshëm drejt së vërtetës, dashurisë dhe bashkimit me Zotin (nga hyrja e Materialit Ndihmës për grupet e bashkëshortëve dhe të rriturve 'Shtegtarë të shpresës', viti pastoral 2024-2025). Me këto fjalë në zemër besimtarët e Kishave dioqezane të mbarë botës po përgatiten të bashkohen me familjet që në datat 30, 31 maj dhe 1 qershor 2025 do të mblidhen në Romë e në Vatikan për të kremtuar Jubileun e Familjeve, të Fëmijëve, të Gjyshërve dhe të të Moshuarve.

26 maj 2025, 13:36