Papa takon kryeministrin australian
R. SH. / Vatikan
Mbrojtja e mjedisit, zhvillimi i plotë njerëzor, liria fetare dhe kontributi i Kishës Katolike në shërbim të shoqërisë australiane ishin në qendër të audiencës të Papës Leoni XIV, në Pallatin Apostolik të Vatikanit, me kryeministrin e Komonuelthit të Australisë, Anthony Albanese.
Pas audiencës me Papën - njofton Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë - Kryeministri më pas takoi kryeipeshkvin Paul Richard Gallagher, Sekretar i Vatikan për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare. Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë, u shpreh vlerësim i thellë për marrëdhëniet e mira dypalëshe ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Australisë, si dhe për kontributin e Kishës Katolike në shërbim të shoqërisë, veçanërisht në fushën e arsimit. Më pas pati një shkëmbim pikëpamjesh mbi situatën shoqëroro-politike të vendit, dhe u ndalën veçanërisht në çështje me interes të përbashkët, ndër të cilat, mbrojtja e mjedisit, zhvillimi i plotë njerëzor dhe liria fetare.
Audienca e Françeskut me guvernatorin e përgjithshëm në vitin 2018
Për kryeministrin Anthony Albanese, në detyrë që nga viti 2022, kjo është audienca e parë me një Papë. Më 25 qershor 2018, Guvernatori i Përgjithshëm i Komonuelthit të Australisë, Peter Cosgrove, ishte pritur nga Papa Françesku. Në bisedë qenë trajtuar temat e migracionit, si në nivelin global ashtu edhe në atë rajonal, si dhe ndryshimet klimatike.