杏MAP导航

K?rko

Papa pret president?t e Perus? dhe t? Ukrain?s

N? dit?n e fillimit t? misionit papnor, Leoni XIV priti n? audienc? presidenten e Republik?s s? Perus?, Dina Ercilia Boluarte Zegarra dhe presidentin e Ukrain?s, Volodymyr Zelensky

R.SH. - Vatikan

Papa Leoni XIV pati dy takime në Vatikan, në prag të kremtimit eukaristik për fillimin e shërbesës pjetrine.

Së pari, ai përshëndeti presidenten e Perusë, Dina Ercilia Boluarte Zegarra, e cila shkroi në platformën X se i çoi Atit të Shenjtë afërsinë e popullit të Perusë. Pastaj, kujton se Ipeshkvi i ri i Romës është "shërbëtor të Zotit, që i kushtoi shumë vite misionit ungjillëzues dhe shërbimit ndaj më nevojtarëve të vendit".

Papa me presidenten e Perusë
Papa me presidenten e Perusë   (@Vatican Media)

Më pas, Leoni XIV priti në audiencë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, së bashku me të shoqen, Olena Zelenska. Edhe ai shkruan në platformën X se i është mirënjohës Papës për fjalët e thëna në lutjen e Mbretëreshës Qiellore për Ukrainën, në veçanti, përsa i përket “nevojës për një paqe të drejtë", sepse "çdo komb meriton të jetojë në paqe dhe siguri". Së fundi, urimi për misionin në të cilin është i thirrur Ati i Shenjtë me shpresën që të dëgjohen lutjet "për një paqe të drejtë dhe një jetë dinjitoze për të gjithë".

Papa me presidentin e Ukrainës
Papa me presidentin e Ukrainës   (@Vatican Media)
18 maj 2025, 15:52