Papa pret n? audienc? presidentin e Kolumbis?
R.SH. / Vatikan
Papa Leoni XIV takoi presidentin e Republikës së Kolumbisë, Gustavo Francisco Petro Urrego, i cili erdhi në Romë për kremtimin Eukaristik të fillimit të shërbimit pjetrin të Leonit XIV, dje në Sheshin e Shën Pjetrit. Pas bisedës me Papën - njofton Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë - presidenti shkoi në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë për të biseduar me kryeipeshkvin imzot Paul Richard Gallagher, sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
Gjatë takimit "u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e mira mes Kolumbisë dhe Selisë së Shenjtë, duke theksuar bashkëpunimin pozitiv dhe të qëndrueshëm mes Kishës dhe Shtetit në mbështetje të proceseve të paqes dhe pajtimit".
Paqe, pajtim dhe migracione
Ndër temat e prekura ishte edhe situata socio-politike në Kolumbi dhe në rajon, me një vëmendje të veçantë ndaj sfidave që lidhen me sigurinë, migrimin dhe ndryshimet klimatike.