杏MAP导航

K?rko

Papa: paqe, Peru dhe Genazzano, fjal?t 'ky?e' t? jav?s s? par? t? Leonit XIV?

Java e par? e Pap?s s? ri ?sht? sh?nuar nga disa fjal? 'ky?e', sintez? e asaj q? mund t? jet? magjisteri i tij. Fjala e par? ?sht? Paqe. Fjala e dyt? ?sht? Peru. Fjala e tret? ?sht? Genazzano.

R.SH. / Vatikan

Më 8 maj 2025, kardinali Robert Francis Prevost u zgjodh Papa i 267-të në historinë e Kishës Katolike Universale. Ka kaluar një javë nga zgjedhja e Leonit XIV. Nga fjalimi i parë i mbajtur mbrëmjen menjëherë pas tymit të bardhë deri te audiencat e para dhe në pritje të Meshës së fillimit të pontifikatit a papnisë që do të mbahet të dielën më 18 maj, java e parë e Papës së ri është shënuar nga disa fjalë 'kyçe', sintezë e asaj që mund të jetë magjisteri i tij.

Fjala e parë është Paqe. "Paqja qoftë me të gjithë ju!", filloi Leoni XIV në mesazhin e tij të parë 'Urbi et Orbi' ditën e zgjedhjes. Paqe, fjalë që u përsërit disa herë gjatë atij fjalimi dhe që Papa e ripohoi gjatë lutjes së tij të parë mariane të Mbretëreshës Qiellore, të dielën e kaluar, dhe më pas në audiencën me gazetarët dhe mediat, të hënën e kaluar. Paqe për të cilën, siç tha Leoni XIV edhe në takimin jubilar të rezervuar për besimtarët e Kishave Lindore, është i gatshëm të bëjë "çdo përpjekje".

Fjala e dytë është Peru, një nga mendimet e tij të para menjëherë pas Habemus Papam. "Dhe nëse më lejoni një fjalë - tha në spanjisht -, një përshëndetje për të gjithë dhe në mënyrë të veçantë për dioqezën time të dashur të Chiclayo, në Peru, ku një popull besnik e ka shoqëruar ipeshkvin e tij, ka bashkëndarë fenë e tij dhe ka dhënë shumë, shumë, për të vazhduar të jetë Kishë besnike e Jezu Krishtit", tha në mesazhin e tij të parë. Një lidhje e fortë që mishëron shpirtin misionar të Papës së ri Prevost.

Fjala e tretë është Genazzano. Është vendi i surprizës së parë të vërtetë të Papa Leonit XIV i cili, të shtunën më 10 maj, shkoi në këtë qytet, në provincën e Romës, që për një moment u bë qendra e botës. Këtu Papa shkoi për të vizituar Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, ndaj së cilës Prevost ka një devocion të madh, do të thotë një nderim, dashuri e respekt të veçantë.

14 maj 2025, 13:43