Papa papritmas shkon te Et?rit Augustinian?, meshon dhe drekon me ta
R.SH. / Vatikan
Papa Leoni XIV vizitoi Etërit Augustinianë në Via Paolo VI, afër Vatikanit. Në ditën tradicionale të pushimit të Papëve, Ati i Shenjtë Prevost, në shtëpinë e tij ditën e pestë si Papë, deshi t'ua kushtojë ditën si vëllezërve të tij rregulltarë augustianë me Meshë dhe drekë.
Papa viziton Institutin Papnor Patristik Augustinianum. Augustinianët e patën pritur me gëzim të madh zgjedhjen si Papë të "sivëllait augustinian, 'birit të Shën Augustinit', At Robert F. Prevost".
Për dymbëdhjetë vjet, nga viti 2001 deri në vitin 2013, Leoni XIV udhëhoqi Instituti e Etërve Augustinian si Moderator i Përgjithshëm. "Në vazhdën e mësimdhënies dhe spiritualitetit të Shën Augustinit ne vazhdojmë misionin tonë mësimor”, pati thënë, duke uruar që “Shpirti Shenjti dhe Ipeshkvi i Shenjtë i Hiponës ju shoqëroftë dhe ndriçoftë rrugën e tij të fesë dhe paqes".