杏MAP导航

K?rko

2025.05.20 Congregazione vescovi

Papa Leoni XIV viziton Dikasterin p?r Ipeshkvijt?

Ati i Shenjt? shkoi sot paradite n? Dikasterin, prefekt i t? cilit ka qen? p?r m? se dy vjet. N? kapel?, kremtoi mesh?n me t? pranishmit

R.SH. – Vatikan

Sot paradite, Papa Leoni XIV bëri një vizitë të papritur në Dikasterin e Ipeshkvijve, ku kremtoi meshën në kapelë. Njoftimin e dha Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

Kujtojmë se, që nga emërimi i tij në janar 2023 deri në zgjedhjen në fronin e Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë – si kardinal - ka qenë prefekt i Dikasterit, me seli në sheshin Pio XII, ku mbërriti rreth orës 10, me minibusin e errët, që shihet tashmë gjatë vizitave të tij jashtë Vatikanit. Është pikërisht ai i 10 majit, që u përdor për të shkuar në Gjenacan, në shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, por edhe një javë më parë, për të shkuar në Augustinianum ku kremtoi meshën dhe drekoi me sivëllezërit e tij augustinianë.

  (@Vatican Media)

Sot, pra, dalja e tretë surprizë, që u prit me duartrokitje dhe thirrje "Rroftë Papa" nga një turmë e vogël e mbledhur në sheshin pak metra larg shtyllave të Shën Pjetrit. Njerëz të tjerë u mblodhën në Via dei Corridori, pra, në pjesën e prapme të ndërtesës, duke pritur që makina me Papën të dilte nga garazhi, pas rreth një ore e gjysmë.

  (@Vatican Media)
20 maj 2025, 14:51