杏MAP导航

K?rko

2025.05.10 foto e stemma di Papa Leone XIV

Papa Leoni XIV, publikohen stema dhe motoja

"In Illo uno unum" jan? fjal?t shqiptuar n? nj? predikim nga Sh?n Agostini, q? Papa i zgjodhi n? moton e tij ipeshkvore. Nj? kujtim p?r Ipeshkvin e Ipon?s edhe n? stem?, me figur?n e nj? libri t? mbyllur: sip?r tij, nj? zem?r e shpuar nga shigjeta.

R.SH. / Vatikan

U publikuan sot, më 10 maj, stema dhe motoja e Papës Leoni XIV, si dhe figura e Tij e sapozgjedhur.

Stema ka një mburojë të ndarë diagonalisht në dy sektorë: në pjesën e sipërme spiakt një zambak i bardhë mbi sfondin blu; pjesa e poshtme ka  sfond të çelët dhe një figurë që të kujton Urdhrin e Shën Augustinit: një libër të mbyllur, mbi të cilin, zemra e shpuar nga një shigjetë. Figura të sjell ndërmend përvojën e kthimit të Shën Augustinit në fenë e Krishtit, të cilën ai vetë e shpjegoi me fjalët “Vulnerasti cor meum verbo tuo”, “惭补  shpove zemrën me Fjalën tënde”.

Duke pasur parasysh pamjen e saj, pra, Leoni XIV zgjodhi stemën e mëparshme, atë të shugurimit të tij ipeshkvnor, si dhe moton "In Illo uno unum". Këto janë fjalët që Shën Augustini shqiptoi në një predikim, bazuar mbi Psalmin 127, për të shpjeguar: "ndonëse ne të krishterët jemi shumë, në një Krisht të vetëm jemi një".

Në një intervistë me mediat e Vatikanit në korrik 2023, vetë Prevost shpjegoi: “Siç shihet nga motoja ime episkopale, uniteti dhe bashkësia janë pjesë e karizmës së urdhrit të Shën Augustinit dhe gjithashtu e mënyrës sime të veprimit dhe të të menduarit. Mendoj se është shumë e rëndësishme të nxitet bashkësia në Kishë dhe ne e dimë mirë se bashkësiapjesëmarrja dhe misioni janë tri fjalët kyçe të Sinodit. Prandaj, si augustinian, për mua uniteti dhe bashkësia janë themelore. Shën Augustini flet shumë si për unitetin në Kishë, ashtu edhe për nevojën për ta jetuar”.

10 maj 2025, 18:12