杏MAP导航

K?rko

2025.05.14 Pjes?marr?sit n? Jubileun e Kishave Lindore 2025.05.14 Pjes?marr?sit n? Jubileun e Kishave Lindore

Papa Leoni XIV u drejtohet katolik?ve lindor?: "Ju jeni t? ?muar, Kisha ka nevoj? p?r ju"

“Leoni XIV pret n? audienc? pjes?marr?sit e Jubileut t? Kishave Lindore dhe b?n rishtas thirrje p?r t'ia rikthyer bot?s "dinjitetin e paqes": "Selia e Shenjt? ?sht? n? dispozicion q? armiqt? t? takohen dhe ta shikojn? nj?ri-tjetrin sy m? sy. Me zem?r n? dor?, u them prij?sve t? popujve: t? takohemi, t? dialogojm?, t? bisedojm?". Papa fton k?shtu p?r t’u impenjuar q? t? krishter?t t? mund t? q?ndrojn? n? Lindjen e Mesme

R.SH. / VATIKAN

Pas takimit të rezervuar për gazetarët, këtë mëngjes Papa Leoni XIV priti në audiencë pjesëmarrësit në Jubileun e Kishave Lindore. Pasi përshëndeti të pranishmit në Sallën Pali VI, Papa kujtoi:

“Krishti është ringjallur. Ai është vërtet i ringjallur! Është bukur t’ju ??shoh këtu me rastin e Jubileut të shpresës, themeli i pathyeshëm i të cilit është ringjallja e Jezusit”.

Besimtarëve të Kishave Lindore, Papa Leoni u përsëriti: “Ju jeni të çmuar. Duke ju parë, mendoj për larminë e origjinës suaj, për historinë tuaj të lavdishme dhe për vuajtjet e hidhura që i duruan shumë nga bashkësitë tuaja e vijonë t’i durojnë. Në ditët tona, shumë vëllezër e motra nga lindja, duke përfshirë edhe shumë prej jush, të detyruar të largohen nga atdheu i tyre për shkak të luftës dhe persekutimit, paqëndrueshmërisë dhe varfërisë, rrezikojnë, sapo të mbërritur në Perëndim, të humbasin jo vetëm atdheun e tyre, por edhe identitetin e tyre fetar. E kështu, me kalimin e brezave, trashëgimia e paçmueshme e Kishave Lindore humbet.

Duhet - shtoi Leoni XIV - “ta ruajmë dhe ta ndihmojmë Lindjen e krishterë, veçanërisht në diasporë; këtu, përveç ndërtimit, ku është e mundur dhe e përshtatshme, të rrethinave lindore, duhet t’i sensibilizojmë latinët. Në këtë kuptim, i kërkoj Dikasterit të Vatikanit për Kishat Lindore të më ndihmojë të përcaktoj parime, norma dhe udhëzime përmes të cilave Barinjtë Latinë mund t’i mbështesin konkretisht katolikët lindorë të diasporës për të ruajtur traditat e tyre të gjalla dhe për të pasuruar, me specifikën e tyre, viset në të cilat jetojnë”. “Kisha - vazhdoi  Papa - ka nevojë për ju.

Sa i madh është kontributi që Lindja e krishterë mund të na japë sot! Sa shumë kemi nevojë ta rijetojmë ndjenjën e misterit, kaq të gjallë në liturgjitë tuaja, të cilat e përfshijnë njeriun në tërësinë e tij, këndojnë bukurinë e shëlbimit dhe frymëzojnë habinë për madhështinë hyjnore që përqafon vogëlsinë njerëzore! E, sa e rëndësishme është të rizbulojmë, edhe në Perëndimin e krishterë, ndjenjën e vendit të parë të Zotit, vlerën e mistagogjisë, të ndërmjetësimit të pandërprerë, të pendesës, të agjërimit, të vajtimit për mëkatet e tona dhe ato të mbarë njerëzimit, kaq tipike për përshpirtërinë lindore! Prandaj, është themelore të ruani traditat tuaja, pa i zbutur, ndoshta për praktikë dhe komoditet, në mënyrë që të mos prishen nga fryma konsumiste dhe utilitariste”.

“Përshpirtëritë tuaja - vijoi Papa - të jenë shëruese. Në to, ndjenja dramatike e mjerimit njerëzor bashkohet me mrekullinë e mëshirës hyjnore, në mënyrë që përvujtëria jonë të mos shkaktojë dëshpërim, por të na ftojë të mirëpresim hirin e krijesave të shëruara, të hyjnizuara dhe të lartuara në lartësitë qiellore. Duhet ta lavdërojmë dhe ta falënderojmë pambarimisht Zotin për këtë”.

Duke kujtuar shumë persekutime të pësuara, Papa Leoni përsëriti:

Nga Toka e Shenjtë në Ukrainë, nga Libani në Siri, nga Lindja e Mesme në Tigraj dhe Kaukaz, sa dhunë vijon! Dhe mbi gjithë këtë tmerr, mbi masakrat e kaq shumë jetëve të reja, të cilat duhet të shkaktojnë indinjatë, sepse, në emër të pushtimit ushtarak, janë njerëzit që vdesin, spikat një thirrje: jo aq shumë ai i Papës, por i Krishtit, i cili përsërit: Paqja qoftë me ju!

E saktëson: Po ju lë paqen, po ju jap paqen time. Jo siç e jep bota, po jua jap ju.

Paqja e Krishtit nuk është heshtja vdekjeprurëse pas konfliktit, nuk është rezultat i shtypjes, por dhuratë që i shikon njerëzit dhe e riaktivizon jetën e tyre. Të lutemi për këtë paqe, që është pajtim, falje, guxim për të kthyer faqen dhe për të filluar nga e para.

Unë do të bëj çdo përpjekje, që kjo paqe të përhapet.

Selia e Shenjtë është në dispozicion në mënyrë që armiqtë të takohen dhe ta shikojnë njëri-tjetrin në sy, në mënyrë që njerëzve t'u kthehet shpresa, t'u kthehet edhe dinjiteti që meritojnë, dinjiteti i paqes. Popujt duan paqe e unë, me zemër në dorë, u them atyre që janë përgjegjës për popujt: të takohemi, të flasim, të bisedojmë!

Lufta nuk është kurrë e pashmangshme, armët mund dhe duhet të heshtin, mbasi nuk i zgjidhin kurrë problemet, por i shtojnë:

… sepse në histori do të hyjë ai që mbjell paqe, jo ai që korr viktima; sepse të tjerët nuk janë armiq para së gjithash, por qenie njerëzore: jo njerëz të këqij për t'u urryer, por njerëz me të cilët duhet të flasësh. Të ikim pra nga vizionet manikeane tipike të narrativave të dhunshme, të cilat e ndajnë botën në të mirë dhe të këqij.

“Kisha - vazhdoi Papa - nuk do të lodhet kurrë së përsërituri: të heshtin armët! E do të doja të falënderoja Zotin për ata që, në heshtje, në lutje, në ofertë, thurrin fije paqeje; e edhe të krishterët - lindorë e latinë - të cilët, veçanërisht në Lindjen e Mesme, këmbëngulin dhe rezistojnë në tokat e tyre, më të fortë se tundimi për t’i braktisur ato. Të krishterëve duhet t'u krijohet mundësia, jo vetëm me fjalë, të qëndrojnë në tokat e tyre me të gjitha të drejtat e nevojshme për një jetë të sigurt. Ju lutem, le të angazhohemi për këtë”.

“Kishat tuaja - përfundoi Leoni XIV - qofshin shembull, e Barinjtë nxitshin me drejtësi bashkimin, veçanërisht në Sinodet e Ipeshkvijve, në mënyrë që të jenë vende kolegjialiteti dhe bashkëpërgjegjësie të vërtetë. Të sigurohet transparenca në përdorimin e pasurive, të jepet dëshmi përkushtimi të përulur dhe të plotë ndaj popullit të shenjtë të Zotit, pa u lidhur me nderimet, me pushtetet e botës dhe me figurën vetjake”.

14 maj 2025, 13:04