杏MAP导航

K?rko

2017.06.29 Santa Messa San Pietro e San Paolo, statua San Pietro

Papa ?sht? Pjet?r e At?, q? k?rkon lutjet e besimtar?ve

P?rgjigjja e Pap?s ndaj thirrjes n? sh?rbimin pjetrin do t? thot? v?rtet ta humbas?sh jet?n n? m?nyr?n m? t? past?r dhe m? t? v?shtir?, sipas Ungjillit. Papa, q? ?sht? Pasardh?s i Sh?n Pjetrit e At? i Shenjt? p?r gjith? besimtar?t, i do t? gjith?, por jo t? gjith? p?rgjigjen me dashuri, sepse, zakonisht, bijt? tregojn? pak respekt p?r gjith?ka marrin nga plot?sia e atit. E kjo do t? jet? pjes? e mundit t? p?rditsh?m dhe e vetmis? para Zotit. P?r k?t?, fal?nderimi e lutja e gjith? besimtar?ve

R.SH. – Vatikan

Ty o Atë i Shenjtë t’u dha mandati, ashtu si në fillim, në një agim të më se njëzet shekujve më parë, në bregun e liqenit të Tiberiadës, iu dha Simonit, birit të Gjonit, që u quajt nga Krishti "shkëmb". Sipas premtimit - "Nuk do t'ju lë jetimë" – u përsërit ngjarja, që i përket misterit të shëlbimit të Kishës dhe që përvijon udhëtimin e saj në botë.

Ti je ndërmjet nesh si kreu i dukshëm i Kishës, për të cilën Krishti është kreu i padukshëm; je me ne, popullin e Zotit dhe me të gjithë njerëzit; njohim sot fytyrën tënde, ku, që nga ky çast, do të shohim gjithmonë shenjën e përkujdesjes sate si Krye Bari: prania jote na konfirmon sigurinë e një vazhdimësie dhe të një bashkimi që do të arrijë, në fund të kohërave, pragun e amshimit.

Pranimi yt para etërve që të zgjodhën në Konklav, në dritën e evokuar nga Shpirti Shenjt që jep jetë, është përgjigjja drithëruese dhe e guximshme ndaj vullnetit të Zotit dhe është arsye për ta falënderuar Atë, në gëzimin e dhuratës që na bëri. "Po"-ja jote është, për ne besimtarët dhe për ata që e kuptojnë vlerën e pazëvendësueshme të Kishës në historinë e njohur a të panjohur të njerëzve, përtëritje e shpresave, që mund të preken me dorë.

Të shprehim mirënjohjen që more përsipër peshën e rëndë të mandatit dhe të quajmë atë, mësues dhe vëlla: është mirënjohje që, në vrullin festiv të zemrës, buron nga thellësitë e shpirtit, me vetëdijen se e jotja është atësi shpirtërore në sakrificën e shërbimit të dashurisë.

Eja e na përforco në fe, sepse, si në të gjitha kohërat - por ndoshta edhe më dramatikisht në tonën - "princi i kësaj bote", djalli, vazhdon të na mbikëqyrë.

Ty, Pjetër, të është dhënë pushteti ta ruash të paprekur trashëgiminë e fesë, por edhe të na inkurajosh ta kuptojmë gjithnjë e më shumë rëndësinë e saj, që të jemi dëshmitarë gjithnjë e më të lirë të dashurisë së Zotit. Në fakt, ne jemi gjithmonë tepër larg nga çka na urdhëroi Krishti për të qenë ndjekës të tij: nuk kemi sy aq të qashtër sa të dallojmë plotësisht në shenjat e kohërave gjithçka që, përtej sipërfaqes, është më e nevojshme dhe më e vërtetë; as kemi aq vullnet sa ta jetojmë këtë ashtu si duhet.

Ti vjen të na tregosh udhën në këtë rrugëtim, në mënyrë që të jemi bartës, në historinë tonë të përbashkët plot mundime, në kulturën e në qytetërimin tonë, në shoqëri dhe në detyrat e përditshme, të asaj kripe që nuk duhet t’i bëjë gjërat pa shije dhe të atij tharmi, që nuk duhet t’i ngurtësojë.

Ti vjen për të na kujtuar se nuk mund ta mbajmë fenë vetëm për të ngushëlluar vetveten; vjen për të na thënë se nuk duhet të kemi frikë kur nuk pajtohemi me horizontalizmin e kësaj bote. Prania jote është atësi universale; ti je pikë referimi për të gjithë njerëzit, që besojnë në vlerat e shpirtit, të paqes dhe të harmonisë ndërmjet popujve.

Për këtë arsye, në mandatin e në humanizmin tënd do të pasqyrohet vuajtja e dashurisë, përgjigjja jote ndaj thirrjes do të thotë vërtet ta humbasësh jetën në mënyrën më të pastër dhe më të vështirë, sipas Ungjillit. Ti i do të gjithë, por jo të gjithë do të përgjigjen me dashuri, sepse, zakonisht, bijtë tregojnë pak respekt për gjithçka kërkojnë e marrin nga plotësia e atit. Edhe nga ne besimtarët, pavarësisht nga vullneti i mirë, përgjigjja nuk do të jetë e njëjtë me shqetësimin tënd e kjo do të jetë pjesë e mundit tënd të përditshëm dhe e vetmisë para Zotit: rruga që ke filluar i ngjan Udhës së Kryqit dhe në Primatin tënd bën pjesë edhe kurora me gjemba. Edhe në këtë shohim realitetin e të qenit Pasardhës i Shën Pjetrit dhe Vikar i Krishtit.

Për të gjitha këto, e gjallë është mirënjohja jonë dhe i thellë, emocioni ynë në këtë agim të ri, ku me kaq ndjeshmëri, dalin në pah premtimi i lashtë dhe bashkimi kishtar, aq sa, në ditët që do të vijnë, nuk do të donim të shpërdoronim as edhe një thërrime prej tyre: do ta bëjmë këtë duke u bashkuar me Krishtin që lutet për ty, si edhe me ty, o Atë i Shenjtë, që e do Kishën e popullin dhe na ndihmon të mbjellim e të jemi dëshmitarë të fjalës dhe të bamirësisë, që nuk soset kurrë.

08 maj 2025, 17:42