杏MAP导航

K?rko

Ipeshkvi Prevost mbi kal? n? Peru Ipeshkvi Prevost mbi kal? n? Peru

Nga Dioqeza e Chiclajos: ipeshkvi Prevost, Misionar nd?rmjet njer?zve

"Nj? njeri i thjesht? me nj? mesazh shprese n? k?rkim t? paqes". K?shtu, Mot?r Karina Gonzales, fran?eskane e Zoj?s s? Pap?rlyer p?rshkroi, n? programin “Radio Vaticana con voi”, koh?n q? Papa i ardhsh?m e kaloi n? dioqez?n peruviane. Murgesha u p?rqendrua n? angazhimin e Prevost-it kur zona u d?mtua r?nd? nga El Ni?o, n? vitin 2023. "Nisej me kal, p?r t? arritur n? vendet m? t? paarritshme n? zon?n e Andeve”.

R.SH. / Vatikan

Një zemër e mbushur me lumturi, është trime e guximtare, që e sfidon frikën dhe rrezikun. Kështu është edhe zemra e Motër Grace Karina Gonzales Risco, françeskane e Zojës së Papërlyer, një ditë pas zgjedhjes së Papës Leoni XIV e cila të nesërmen i shkroi medias së Vatikanit për të shprehur gëzimin që "e dëgjoi përsëri këtë prijës, e këtë mesazh të ankthshëm shprese në kërkim të paqes". Ajo tregon se i përket dioqezës së Çiklajos, në Peru, të njëjtës dioqezë që Papa donte ta përshëndeste nga Lozha e Bazilikës së Vatikanit, duke kujtuar "njerëzit besnikë të cilët e shoqëruan ipeshkvin e tyre". E këto fjalë të thëna në spanjisht për Motër Karinën, e cila ishte në Romë për ca kohë, dhe për murgeshat e saj, janë   kthim në të kaluarën, kur ndanin misionin në vendin e Amerikës së Jugut me Ipeshkvin Prevost. “Më preku - shkruan - sepse e kujtoi tokën tonë. Ky gjest thotë shumë për një njeri që e donte grigjën, e që do të na mbajë të gjithëve në zemrën e tij”.

Augustinian në zemër

Mesazhi i Motër Karinës është shumë i bukur për t’u lënë pezull, kështu që ajo lidhet me telefon. Flet për lotët e saj në çastin kur shqiptohej  Habemus Papam dhe detyra “e madhe” në të cilën thirrej: “Të lutet  shumë, shumë për të”.

Më pas nis e shpjegon se në dioqezën e Çiklajos françeskanët kanë një shkollë dhe se ipeshkvi i atëhershëm ishte gjithnjë shumë pranë tyre, veçanërisht gjatë periudhës së Covid-19. “Ai është një njeri i thjeshtë, augustinian në zemër”. Në dioqezë e donin shumë, shumë. Na erdhi keq kur u largua, ndiheshim pak jetimë nga mungesa e njeriut të rëndësishëm për ne, por e dinim se ai ishte në lartësinë e detyrës që ia besoi Papa Françesku”. Është fjala për prefektin e Dikasterit të Ipeshkvijve, një pozitë, që ai e mbajti nga viti 2023 deri në zgjedhjen e sotme.

Ipeshkvi kalorës

Ka një çast, që Motër Karina nuk e harron: është viti 2023, kur El Niño godet Perunë me shira dhe përmbytje të dendura, që shfryjnë mbi bujqësinë e vendit dhe e shkatërrojnë. “Ipeshkvi donte të jepte ndihmesën e tij, deri në fund të mandatit në dioqezë, duke kërkuar ndihmë për të moshuarit mbetur pa strehë, për fëmijët, që kishin humbur gjithçka”. Françeskanja shton, më pas, edhe një hollësi: “Ai ishte i tillë, u nis mbi kalë për të arritur në zonën e Sierra del Norte”, një rajon malor i Andeve. Hollësi kjo, që zbulon një aspekt të ri të Leonit XIV. “Në Peru - thekson Motër Karina - distancat i masim me kohën që na duhet për të arritur atje: nga dioqeza - në atë zonë duhen tri, katër orë. Nuk ka rrugë, por shtigje dredha-dredha për të arritur në ato vise”. “Ai është vërtet misionar, sot e dje”. Me zgjedhjen e emrit, shprehu programin e tij të jetës duke kujtuar Leonin XIII dhe Rerum Novarum, pra aspektin shoqëror. Shpresoj që të vazhdojë  të ndjekë gjurmët e Papës Françesku e, sidomos,  të Ungjillit, që është vija e të gjithë Papëve, secili në kohën e tij, në çastin e tij".

Dëshira e fundit e Motër Karinës është që forca e lutjes së popullit të Zotit të arrijë te Papa dhe që ajo të sjellë paqen: "Kemi shumë nevojë për të", pohon françeskania. Shpresoj të vazhdoni ta bëni botën të ndiejë se Zoti është afër, se Zoti na do, se i do të gjithë. Dje nga Lozha, kur Leoni XIV shqiptoi "të gjithë", menduam për Todos, todos, todos, të Papës Françesku. Shenjë vazhdimësie në fronin e Pjetrit…

10 maj 2025, 18:06