杏MAP导航

K?rko

Ndjeti i lutjes papnore t? majit: pun? e denj? p?r t? gjith?

U paraqit sot (5 maj) videoja me ndjetin e lutjes papnore p?r muajin maj: “T? lutemi q? p?rmes pun?s ?do njeri t? realizohet n? jet?, q? familjet t? mbahen me dinjitet dhe q? shoq?ria t? b?het m? humane”. Magjisteri i Gjon Palit II, Benediktit XVI dhe Fran?eskut n?nvizon se njer?zit duhet t? jen? qendra dhe p?rpar?sia e bot?s s? pun?s

R.SH. – Vatikan

Në parashikimet për ndjetet e lutjes së vitit 2025, Papa Françesku e pati ftuar Rrjetin Botëror të Lutjeve, i cili zakonisht publikon videon përkatëse mujore, që gjatë muajit maj t’i nxiste besimtarët të luten për kushte më të mira në punë. Për shkak të vdekjes së tij, videoja që shoqëron ndjetin e lutjes, publikuar sot, ndryshoi format: për të favorizuar reflektimin, në të përmenden fjalët e tre Papëve të fundit - Gjon Palit II, Benediktit XVI dhe Françeskut - mbi këtë temë.

Videoja e Papës për muajin maj, e realizuar me ndihmën e Dhomës së Tregtisë së Romës dhe të Fondacionit Pro Rrjetit Botëror të Lutjes së Papës, na fton të lutemi "që përmes punës çdo njeri të realizohet në jetë, që familjet të mbahen me dinjitet dhe që shoqëria të bëhet më humane ".

Pamjet, që shoqërojnë fjalët e Papëve, pasqyrojnë përvoja të ndryshme jetësore rreth botës së punës. Shihet një punishte zdrukthëtarie me një shtatore të Shën Jozefit gdhendur me dorë në shekullin XIX, në dru bliri, nga skulptorët e Val Gardena-s. Pastaj, vijohet me realitete të ndryshme të Qytezës ndërkombëtare të Loppiano-s, si laboratori i qeramikës, kooperativa bujqësore, ndërmarrja që merret me paketimin dhe përfundimin e shumë artikujve, vende ku puna përjetohet në frymën e bashkimit. E nuk mungojnë edhe pamje, që tregojnë shfrytëzimin e miliona punëtorëve në anë të ndryshme të botës.

160 milionë fëmijë detyrohen të punojnë

Bota e punës ka qenë gjithnjë e pranishme në magjisterin e Kishës, sidomos që nga fundi i shekullit XIX, në sajë të vëmendjes së Papëve për realitetin dhe shqetësimit të tyre për mirëqenien shpirtërore dhe materiale të njerëzve. Aktualisht, sipas të dhënave të OKB-së dhe Organizatës Botërore të Punës, 402,4 milionë njerëz në mbarë botën janë të papunë, ndërsa 160 milionë fëmijë detyrohen të punojnë. 240 milionë punëtorë fitojnë më pak se 3,65 dollarë në ditë dhe mbi 60% e popullsisë aktive në botë punon në ekonominë joformale, pra, pa kontratë, që do të thotë se rreth 2 miliardë njerëz nuk kanë të drejta pune dhe mbrojtje sociale.

Papët dhe bota e punës

Rrjeti Botëror i Lutjes së Papës kujton se në fjalët e Françeskut nënvizohet se puna, pra, mundësia për ta fituar vetë bukën e përditshme, i jep dinjitet njeriut. Vetë Jezusi punoi si zdrukthëtar, «një punë mjaft e vështirë», që «nuk garantonte të ardhura të mëdha», e cila e bashkoi me të gjithë punëtorët e historisë.

Më pas, disa fraza të Benediktit XVI nënvizojnë rëndësinë parësore të punës “për realizimin e njeriut dhe për zhvillimin e shoqërisë”. Pikërisht për këtë arsye, puna duhet të “organizohet dhe të kryhet me respekt të plotë për dinjitetin njerëzor dhe në shërbim të së mirës së përbashkët”. Njëkohësisht, njeriu nuk duhet të “skllavërohet nga puna... duke pretenduar se gjen në të kuptimin përfundimtar të jetës”, i cili gjendet vetëm te Zoti.

Së fundi, fjalët e Shën Gjon Palit II, paraqitur në video, na nxisin t’u bëjmë ballë çekuilibrimeve ekonomike e shoqërore dhe padrejtësive në botën e punës, duke vënë “në vend të parë dinjitetin e punëtorëve, lirinë, përgjegjësinë dhe pjesëmarrjen e tyre”. E gjithë kjo, pa harruar "ata, që vuajnë nga mungesa e punës, nga paga e pamjaftueshme, ose nga mungesa e mjeteve materiale". Pikërisht këto padrejtësi e bëjnë të domosdoshme të lutemi që qendra e punës dhe e jetës ekonomike e shoqërore të jetë njeriu e jo fitimi.

Kujtojmë se në kuadrin e Jubileut 2025, Videoja e Papës merr një rëndësi të veçantë, sepse na bën të ditur ndjetin e lutjes papnore. Për të marrë hirin e ndjesës së plotë gjatë këtij Viti Shenjt, një nga kushtet është pikërisht lutja për këtë ndjet.

05 maj 2025, 16:02