杏MAP导航

K?rko

Meksik?: mij?ra t? rinj d?gjojn? p?rs?ri z?rin e Fran?eskut

Gjat? kremtimit mbres?l?n?s t? festivalit Vitae Fest - Festivali i Jet?s, n? Mexico City, u transmetua nj? video, q? Papa Fran?esku e kishte regjistruar n? gjysm?n e vitit 2024. Si pjes? e Jubileut t? Shpres?s, Fran?esku i ftoi edhe nj? her? t? rinjt? t? “b?jn? zhurm?” e t? punojn? p?r ndryshimin e bot?s.

R.SH. / Vatikan

Më shumë se njëqind mijë të rinj u mblodhën në Zócalo të Qytetit të Meksikos, sheshi më përfaqësues i kombit latino-amerikan, për të festuar jetën e, mbi të gjitha, për të marrë pjesë në mbrojtjen e paqes e të pajtimit të popujve në botë. Rasti ishte Vitae Fest, veprimtari organizuar nga Vitae Global Foundation, me një skene artistike prekëse, e cila pati një çast të veçantë që i preku thellë gjithë të pranishmit: shfaqja e një mesazhi video të cilin Papa Françesku, që na la  katërmbëdhjetë ditë më parë, e kishte regjistruar posaçërisht për këtë aktivitet në mesin e vitit 2024.

E di se jeni mbledhur në Zócalo. E jeni mbledhur për të marrë dhe për të dhënë. Nuk jeni aty për të heshtur, por për të bërë zhurmë, për t’i lëvizur gjërat, me gëzim, për të marrë një mesazh e për të përcjellë një mesazh. Faleminderit që keni vullnet për të vepruar. Sepse ka shumë gjëra të këqija në botë, e ne duhet t'i sistemojmë. Por ka edhe shumë gjëra të bukura, e jeni ju, të mbledhur atje, që dëshironi diçka më shumë.

Shpresë për botën

Në këtë vit, kur Kisha Katolike feston Jubileun e Shpresës, të gjithë të pranishmit mbanin një shami të bardhë, shenjë e gjallërisë së të rinjve dhe e dëshirës së përbashkët për të rifituar aftësinë për dialog, për të ndërtuar kështu, një shoqëri më vëllazërore dhe më të aftë e për të ndërtuar një jetë të re, të lirë e të bukur.

"Një kulturë që harron vdekjen fillon të vdesë brenda vetes. Ai që harron vdekjen, ka filluar të vdesë".

Kështu nënvizon Papa Françesku në videomesazhin me rastin e Takimit IV Ndërkombëtar të të Rinjve, që përfundoi sot në Meksiko Siti. E më tej:

“Mos e harroni kurrë atë shami të bardhë që shihni, për të cilën ju flasin: ajo shami e bardhë është gjithmonë shpresa e të gjithë mëkatarëve, si ne. Zoti ju bekoftë, Virgjëra e Guadalupes ju mbroftë e… mos harroni të luteni edhe për mua. Faleminderit!”.

04 maj 2025, 15:46