杏MAP导航

K?rko

++ Il 18 maggio la messa di inizio pontificato di Leone XIV ++

M? 18 maj, Mesha p?r fillimin e papnis? s? Leonit XIV

Prefektura e Sht?pis? Papnore njofton angazhimet e Pap?s s? sapozgjedhur p?r muajin maj: Mbret?resha Qiellore, t? diel?n e ardhshme nga Lozha e Sh?n Pjetrit, pastaj takimi me shtypin bot?ror, audiencat me Kurien dhe me punonj?sit e Vatikanit e trupin diplomatik, si dhe marrja n? zot?rim e Bazilikave papnore

R.SH. - Vatikan

Të dielën, më 18 maj, në orën 10:00, në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leoni XIV do të kryesojë Meshën për fillimin e papnisë. Lajmi për takimin e rëndësishëm u njoftua nga Prefektura e Shtëpisë papnore, që publikoi edhe angazhimet e Atit të Shenjtë për muajin maj.

Nesër, e shtunë, më 10 maj, Papa do të takohet me kardinajtë, ndërsa të dielën, më 11 maj, do të thotë lutjen mariane Regina Caeli nga Lozha Qendrore e Bazilikës.

Më 12 maj është planifikuar një takim me shtypin botëror, mbledhur në Romë javët e fundit për të informuar mbi ngjarjet që nga vdekja e Papës Françesku e deri tek Konklavi.

Takimi me Trupin Diplomatik (Kryetarët e Misioneve) planifikohet për 16 maj, ndërsa të martën, më 20, Papa Leoni do të marrë në zotërim Bazilikën Papnore të Shën Palit Jashtë Mureve. Të nesërmen do të mbahet audienca e parë e përgjithshme e së mërkurës.

E shtunë, 24 maj, një takim i ri: këtë herë me Kurien Romake dhe punonjësit e Shtet-Qytetit të Vatikanit.

E diela, 25 maj, do të jetë plot me ngjarje, me Lutjen e Mbretëreshës Qiellore e, më pas, marrjen në zotërim të bazilikave papnore të Shën Gjonit në Lateran dhe të Shën Marisë së Madhe.

09 maj 2025, 15:46