杏MAP导航

K?rko

Lutja e Pap?s, Zoj?s Salus Populi Romani: ngush?llojeni k? nuk ka sht?pi as mbrojtje

Dje, etapa e fundit e s? diel?s intensive t? Leonit XIV ishte Bazilika e Sh?n Maris? s? Madhe p?r nj? akt nderimi t? ikon?s mariane, q? ruhet n? Kapel?n paoline. Papa u ndalua n? lutje dhe pastaj i dhuroi Maris? nj? buqet? me lule. Nj? lutje, edhe para varrit t? Pap?s Fran?esku, varrosur atje. S? fundmi, duke par? nga Lozha e Bazilik?s, p?rsh?ndetja drejtuar besimtar?ve: “T? ecim s? bashku si nj? familje e vetme e Zotit”

R.SH. / Vatikan

Papa Leoni XIV, që dje, 25 maj 2025, zyrtarisht atë dhe bari i popullit të Romës, e përfundoi këtë ditë intensive të zhytur në historinë, traditat dhe ngjarjet aktuale të Qytetit të Amshuar nën këmbët e Zojës Mari, që i mbikëqyri banorët e qytetit për shekuj me radhë, e njohur me emrin: Salus Populi Romani. Kujtojmë rishtas se Kapela e Shën Palit, në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, strehon ikonën e Virgjërës, Pajtore qiellore e Romës, ishte etapa e fundit e mbasdites së Papës, që e nisi dje, 25 maj në orën 16.00 me nderimin e Qytetit, tek këmbët e Campidoglio-s dhe e vijoi me Meshën e marrjes së detyrës në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran, kremtuar po dje më 25 maj në oreën 17.00.

Nderim Papës Françesku

Menjëherë pas kremtimit të djeshëm në Bazilikën Laterane, rreth orës 19:15, Papa Prevost shkoi në Bazilikën Liberiane për një akt nderimi tek këmbët e Zojës Mari Salus Populi Romani. Nuk ishte marrje në dorëzim, por çast lutjeje të thellë e vetjake, megjithëse edhe këtu i shoqëruar nga një prani e madhe besimtarësh. Edhe më e madhe ishte, në sheshin përpara, turma e njerëzve, shumë prej të cilëve prisnin në radhë që nga pasditja për të vizituar varrin e Papës Françesku, i cili deshi të varrosej në këtë peshtah marian historie dhe arti. Vetë Leoni XIV u ndalua për t'u lutur, në gjunj para varrit prej mermeri të bardhë të paraardhësit të tij të drejtpërdrejtë. E kishte bërë këtë edhe të shtunën pas zgjedhjes, duke u kthyer nga Shenjtërorja e Nënës së Këshillit të Mirë në Gjenacan. Këtë pasdite e përsëriti gjestin në fund të kësaj faze të shkurtër. Disa çaste, në heshtje, në këmbë, me shenjën e Kryqit në përfundim.

Arritja në Papamobil

Në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe Leon XIV arriti në papamobil. Përsëri kore, përsëri duartrokitje, përsëri shprehje mikpritjeje, ashtu si në të gjitha takimet e kësaj së dieleje. Për ta pritur e për ta nderuar në shkallë kishin dalë kardinalët Stanis?aw Ry?ko dhe Rolandas Makrickas, përkatësisht kryeprift dhe kryeprift-ndihmës i Bazilikës. Ata e shoqëruan Papën ndërsa kalonte nëpër Portën Shenjte, për të ecur më pas përgjatë navatës qendrore, ndërmjet dy krahëve të besimtarëve, të cilët i spërkati me ujë të bekuar.

Lutja Marisë

Papa Prevost u drejtua tek ikona e Virgjërës Mari Salus Populi Romani. U ndal në gjunjë - së pari me kokën e ulur dhe pastaj me shikimin lart - për t'u lutur para shëmbëlltyrës së Marisë që, sipas traditës, është pikturuar nga Shën Luka. Papa Leoni ia besoi Nënës së Jezusit fillimin e shërbesës së tij si Ipeshkëv i Romës. Asaj ia dhuroi buqetën me trëndafila të bardhë dhe të verdhë. Pastaj Leoni XIV i drejtoj një lutje Virgjërës, "oferta më e mirë që njerëzimi mund t'i paraqesë Zotit". Pasardhësi i Pjetrit i kërkoi Zojës Mari ta drejtojë “varkën e Kishës drejt portit të paqes, duke shmangur rreziqet”. I kërkoi edhe të ruante qytetin, duke i ngushëlluar “ata që mbërrijnë, pa strehë a pa mbrojtje”.

“Shikoje morinë e besimtarëve, o Nënë e Shëlbuesit” - u lut përsëri Papa Leoni – “largoji nga fatkeqësisë e pikëllimit, çliroji nga e keqja dhe i ligu, rrethoji me begatinë e mirësisë sate. E kur të kthehet Yt Bir, Zoti ynë, mbroje me ndërmjetësimin tënd amtar brishtësinë tonë njerëzore e, me dorën tënde të ëmbël, shoqërona drejt jetës së amshuar”.

Në Lozhën e Bazilikës

Pastaj Papa Prevost i bekoi nga qendra e Bazilikës gjithë të pranishmit e me ta intonoi lutjen Ave Maria në latinisht. Tha edhe një "Të falemi Mari" tjetër nga Lozha e Shën Marisë së Madhe, e shikoi jashtë, përpara se të largohej dhe të kthehej në Vatikan. Ashtu si në Shën Gjon, edhe këtu Papa filloi me përshëndetjen e Krishtit të ringjallur: “Paqja qoftë me ju”. E njëjta përshëndetje, me të cilin iu paraqit botës mbrëmjen e 8 majit.

Fjalë të drejtpërdrejta, spontane dhe mirënjohëse, ato që Papa Prevost i drejtoi turmës së besimtarëve, që e pritën me duartrokitje:

“Mirëmbrëma të gjithëve, faleminderit që jeni këtu përpara kësaj Bazilike këtë pasdite, këtë mbrëmje, kur të gjithë festojmë së bashku si anëtarë të Dioqezës së Romës praninë e ipeshkvit të saj të ri. Jam i lumt që ju gjej të gjithëve këtu dhe ju falënderoj nga thellësia e zemrës”.

Papa Leoni i falënderoi edhe ata që punojnë në Bazilikë, të cilët ndihmojnë “për të jetuar një jetë me lutje e përkushtim” dhe “për t’u afruar më shumë me Nënën e Zotit”. Vizita në Bazolikën e Shën Marisë së Madhe - shtoi Papa - është “mundësi e bukur për të ripërtërirë këtë përkushtim ndaj Zojës Mari, Salus Popoli Romani, e cila kaq shpesh i ka shoqëruar banorët e Romës në ankthet e tyre”.

Prej këndej, lutja e fundit:

“Zoti ju bekoftë të gjithëve, familjet tuaja, të dashurit tuaj dhe na ndihmoftë të ecim së bashku në Kishë si një familje e vetme Zotit”.

26 maj 2025, 12:38