Leoni XVI pret n? audienc? z?vend?spresidentin amerikan Vance
R.SH. - Vatika
Papa Leoni XVI priti sot në audiencë Zëvendës Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James David Vance, i cili më pas u takua me imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
"Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit - njofton zyra e shtypit të Selisë së Shenjtë - u ripohua kënaqësia për marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe u theksua bashkëpunimi ndërmjet Kishës dhe Shtetit, si dhe disa çështje me rëndësi të veçantë për jetën kishtare dhe lirinë fetare.
Së fundi, u shkëmbyen pikëpamje mbi disa tema aktuale ndërkombëtare, me shpresën që të respektohet e drejta humanitare dhe e drejta ndërkombëtare në zonat të konfliktit dhe që të gjindjet një zgjidhje e negociuar ndërmjet palëve të përfshira".
Kujtojmë se Zëvendëspresidenti Vance pati takuar privatisht, më 20 prill në Casa Santa Marta, Papa Françeskun me të cilin pati shkëmbyer urimet në ditën e Pashkëve. Më parë pati një bisedë me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, gjatë së cilës qe ripohuar angazhimi i përbashkët për të mbrojtur të drejtën e lirisë fetare, me një shkëmbim mendimesh edhe mbi situatën ndërkombëtare.