Leoni XIV pret kreun e Kish?s greko-katolike t? Ukrain?s, Shevchuk
R.SH. - Vatikan
Papa Leoni XIV priti sot paradite Fortlumturinë e Tij Svyatoslav Shevchuk, Kryeipeshkëv i Madh i Kievit, në bibliotekën e Pallatit Apostolik. Kreu i Kishës greko-katolike të Ukrainës e falënderoi Atin e Shenjtë për fjalët e tij në Mbretëreshën Qiellore të së dielës, më 11 maj, kur kujtoi vuajtjet e popullit ukrainas, duke bërë thirrje për "një paqe të vërtetë, të drejtë dhe të qëndrueshme", duke kërkuar lirimin e gjithë të burgosurve dhe kthimin e fëmijëve të dërguar me forcë në Rusi.
Fjalë, lexohet në një notë të Sekretariatit greko-katolik, që "janë balsam i vërtetë shpirtëror për shpirtin e plagosur të popullit ukrainas".
Në fund të audiencës, Fortlumturia e Tij Shevchuk i dhuroi Papës një pikturë simbolike, që përshkruan dhimbjen e popullit ukrainas, me titull: "Lutja e Rekuiemit". Autori është artisti Bohdan Pylypiv, babai i një ushtari, që vdiq në konflikt.