杏MAP导航

K?rko

Meshtar?t duke kremtuar n? Katedralen Notre Dame n? Paris n? dit?n e rihapjes s? saj. (Foto arkivore, 2024) (AFP ose licencues) Meshtar?t duke kremtuar n? Katedralen Notre Dame n? Paris n? dit?n e rihapjes s? saj. (Foto arkivore, 2024) (AFP ose licencues)

Leoni XIV lutet p?r nj? hov t? ri misionar t? Kish?s n? Franc?

N? nj? mesazh drejtuar Konferenc?s ipeshkvnore franceze, Papa kujton nj?qindvjetorin e kanonizimit t? tre shenjtor?ve: Sh?n Terez?s s? Lisieux, Sh?n Gjonit Maria Vianney dhe Sh?n Gjonit Eudes, "modele p?r t'u imituar, p?r t'iu lutur dhe p?r t'i thirrur" n? p?rballimin me sfidat e sotme

R.SH. / Vatikan

Papa Leoni XIV lutet për ndërmjetësimin e tre "mjeshtrave, që meritojnë të dëgjohen": Shën Terezës së Lisieux (1873-1897), Shën Gjonit Maria Vianney (1786-1859) dhe Shën Gjonit Eudes (1601-1680), me rastin e njëqindvjetorit të shenjtërimit të tyre, në muajin maj, edhe "nën erërat e kundërta e ndonjëherë armiqësore të indiferentizmit, materializmit dhe individualizmit". Këtë lexojmë në një mesazh të datës 28 maj, drejtuar nga Papa Konferencës Ipeshkvnore të Francës.

Papa Prevost fton t’i jepet rëndësi këtij përvjetori, përballë sfidave të panumërta,  me të cilat kisha franceze duhet të “përballohet një shekull më vonë”, por edhe aktualitetit “të këtyre tri figurave të shenjtërisë” që “e deshën Jezusin pa rezerva, në mënyrë të thjeshtë, të fortë, të mirëfilltë; ata e jetuan mirësinë dhe butësinë e tij me afërsi të veçantë, të përditshme dhe e dëshmuan me zell të admirueshëm misionar”.

Të ndihmojmë për të zbuluar dashurinë e Jezusit

Duke kujtuar enciklikën Dilexit Nos të Papës Françesku kushtuar dashurisë njerëzore dhe hyjnore të zemrës së Jezu Krishtit, Leoni XIV u kujton francezëve “programin më të bukur dhe më të thjeshtë të ungjillëzimit dhe të misionit për vendin e tyre: duke i ndihmuar të gjithë të zbulojnë dashurinë e ëmbël dhe të dëshiruar që ka Jezusi për ta, deri në atë pikë, sa t’ua shndërrojë jetën”.

Shën Gjon Eudes - thekson Papa Leoni XIV - përhapi përkushtimin ndaj Zemrës së Shenjtë të Jezusit dhe Zemrës së Papërlyer të Marisë; Shën Gjon Maria Vianney ishte “meshtar i apasionuar, i përkushtuar ndaj shërbesës së tij” dhe së fundmi, Shën Tereza e Krishtit Fëmijë dhe e Fytyrës së Shenjtë “ishte mjekja e madhe në shkencën e dashurisë, për të cilën bota jonë ka aq shumë nevojë”.

Rroftë trashëgimia e krishterë

“Festimi i njëqindvjetorit të kanonizimit të këtyre tre shenjtorëve - lexojmë në mesazhin e Papës  - është para së gjithash ftesë për ta falënderuar Zotin për mrekullitë që realizoi në trojet e Francës në shekujt e ungjillëzimit dhe jetës së krishterë”. Leoni XIV kujton se shenjtorët lindin në bashkësi të gjalla të krishtera, të afta për të “ndezur në zemrat e tyre dashurinë për Jezusin dhe dëshirën për ta ndjekur. Kjo trashëgimi e krishterë - u kujton Papa francezëve - ju përket ende juve, përshkon thellësisht kulturën tuaj dhe mbetet e gjallë në shumë zemra”.

Faleminderit priftërinjve në Francë

Ftesa e Papës është që kremtimet të mos jetohen me nostalgji për të kaluarën, por me shpresën që "ato të lindin një hov të ri misionar" e që t'u flitet edhe të rinjve "për bukurinë, madhështinë dhe fekonditetin e meshtarisë", në një kohë kur mungesa e thirrjeve në dioqezat franceze ndjehet "mizorisht". "Shfrytëzoj këtë rast për t'i falënderuar nga zemra të gjithë priftërinjtë e Francës për angazhimin e tyre të guximshëm dhe këmbëngulës, dhe për t’u shprehur dashurinë time atërore"- përfundon Papa.

31 maj 2025, 16:57