Leoni XIV: imzot Bianco nunc apostolik n? Slloveni e delegat apostolik p?r Kosov?
R.SH. / Vatikan
Papa ka emëruar nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën imzot Luigi Bianco (Montemagno, 3 marzo 1960), deri tani nunc apostolik në Ugandë. Kështu njofton Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë.
"Pas dhjetë vitesh shërbimi në Afrikën Lindore si Nunc Apostolik, fillimisht në Etiopi dhe nga viti 2019 në Ugandë, ka ardhur momenti për mua për një detyrë në një vend tjetër – komenton Imzot Bianco -. Kthehem në Evropë, në Lubjanë, Slloveni. Kam qenë tashmë në Kroaci për tre vjet, pas shërbimit tim në Argjentinë. Më pëlqen të kujtoj kryeipeshkvin Mario Cagna (1991-1986), një diplomat i Vatikanit mes politikës dhe dialogut, me origjinë nga Lu, i cili për dhjetë vjet (1966-1967) ka qenë Përfaqësues Papnor në Jugosllavi, pjesë e së cilës ishin Sllovenia dhe Kosova", pohon imzot Luigi Bianco.
Njohja e Afrikës nën-Sahariane dhe vitaliteti i Kishës Katolike në Afrikë ka qenë një përvojë interesante. Popullsia afrikane ka një sens të thellë fetar dhe besim të madh në Zot; kremtimet liturgjike janë shumë të ndjekura. Etiopia është një vend me traditë të lashtë të krishterë ortodokse. Në Ugandë, Lajmi i Mirë i ungjillit arriti në vitin 1877 me misionarët e parë anglikanë dhe në vitin 1879 me misionarët e parë katolikë", tha imzot Luigi Bianco.
Po kujtojmë se më 10 shkurt 2011 Papa Bemedikti XVI pati emëruar Delegatin e parë Apostolik në Kosovë, Nuncin Apostolik në Slloveni, Shkëlqesinë e Tij Imzot Juliusz Janusz.
Me atë rast, në një shënim nga Zyra e Shtypit në lidhje me detyrën e Delegatit Apostolik në Kosovë, thuhej se:
Emërimi i një Delegati Apostolik hyn në funksionet e organizimit të strukturës së Kishës Katolike dhe, për rrjedhojë, merr karakter thjesht brenda-kishtar, duke mbetur krejtësisht i ndarë nga konsideratat që lidhen me situatat juridike dhe territoriale ose nga çdo çështje tjetër që lidhet me veprimtarinë diplomatike të Selisë së Shenjtë. Misioni i një Delegati Apostolik nuk është i natyrës diplomatike, por i përgjigjet nevojës për të ndihmuar në mënyrë të përshtatshme nevojat baritore të besimtarëve katolikë.