杏MAP导航

K?rko

Imzot Alejandro Labaka Ugarte, nj? nga t? nderuarit e rinj, i vrar? nga indian?t n? Ekuador n? vitin 1987 Imzot Alejandro Labaka Ugarte, nj? nga t? nderuarit e rinj, i vrar? nga indian?t n? Ekuador n? vitin 1987

Leoni XIV: shpall dekrete p?r tre t? nderuar t? rinj

N? audienc?n e sotme me kardinalin Semeraro, Leoni XIV autorizoi Dekretet n? lidhje me nj? ipeshk?v spanjoll dhe nj? mot?r rregulltare kolumbiane t? vrar? n? '87 nga indigjen?t ekuadorian? dhe nj? prelat themelues i Motrave t? Vizit?s s? Virgjr?s s? Lume Mari, i cili vdiq n? 1914.

R.SH. / Vatikan

Gjatë audiencës së sotme me kardinalin Marcello Semeraro, prefekt i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Çështjen e Shenjtorëve, Papa Prevost autorizoi të njëjtin Dikaster të shpallë dekretet në lidhje me tre të nderuar të rinj, dy prej të cilëve u shpallën të tillë falë "dhurimit të jetës", një udhë e re për udhën drejt lumturimit përcaktuar nga Papa Françesku, që bashkohet dhe është e barasvlershme me martirizimin dhe virtytet heroike. Kështu bëri të ditur Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

Pra, një grua e dy burra paqeje, një motër rregulltare dhe dy ipeshkvij. Kjo, thënë me pak fjalë, është historia e tre të nderuarve të rinj, për të cilët Leoni XIV miratoi dje, më 22 maj, dekretet që i njohin si të tillë, gjatë audiencës me kardinalit Marcello Semeraro, prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Çështjet e Shenjtorëve. Një paqe që për dy prej tyre kërkoi edhe flijimin e jetës, një vdekje e dhunshme e gjetur në pyllin ekuadorian ndërsa ata përpiqeshin, me guxim të madh, të mbronin të drejtat e indigjenëve.

Ati i Shenjtë Leoni XIV, në detaje, miratoi sot dekretet në lidhje me: ofrimin e jetës së shërbëtorit të Zotit Alessandro Labaka Ugarte (në pagëzim: Manuel), i Urdhrit të Vëllezërve të Vegjël Kapuçinë, vikari apostolik i Aguarico, i lindur më 19 prill 1920 në Beizama (Spanjë) dhe vdekur më 21 korrik 1987 në zonën e Tigüino (Ekuador); dhurimin e jetës së shërbëtores së Zotit Agnese Arango Velásquez (në pagëzim: Maria Nieves de Medellín), motër rregulltare e Kongregatës së Terciareve Kapuçine të Familjes së Shenjtë, e lindur në Medellín (Kolumbi) më 6 prill 1937 dhe vdekur më 21 korrik 1987 në zonën e Tigüino (Ekuador); dhe dekreti në lidhje me virtytet heroike të shërbëtorit të Zotit Matteo Makil, ipeshkëv titullar i Tralle, vikari i parë apostolik i Kottayam, themelues i Kongregatës së Motrave të Vizitës së Virgjrës së Lume Mari, i lindur më 27 mars 1851 në Manjoor (Indi) dhe vdekur më 26 janar 1914 në Kottayam (Indi)

 

22 maj 2025, 14:46