Kuptimi i Stem?s s? Leonit XIV
R.SH. / Vatikan
Spikasin një zëmbak argjendi e një zemër e zjarrtë e përshkuar tej e ndanë nga shigjeta, e një mburojë, mbi të cilën shihet një mitër argjendi, zbukuruar me tre breza ari". Njoftimin e dha Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, e cila publikoi edhe shpjegimin zyrtar të stemës së Papës së 267-të, hartuar nga nënkryetari i Institutit Gjenealogjik Heraldik Italian, Don Antonio Pompili.
Zambaku dhe zemra
Stema e Papës, "e mbështetur mbi çelësat e Pjetrit", e lidhur me një kordon të kuq, ndahet në dy pjesë: njëra me sfond blu, "ngjyrë që të kujton lartësitë e qiejve e që karakterizohet nga vlera e saj mariane, simbol klasik i Virgjërës së Bekuar Mari, e me zambakun (flos florum); tjetra me nuanca fildishi", ngjyrë që "mund të lexohet si simbol i shenjtërisë dhe i pastrisë. “ku të bie sakaq në sy emblema e Urdhrit Augustinian", zemra e shpuar nga një shigjetë, e vendosur mbi një libër. “Kjo figurë përfaqëson simbolikisht fjalët e Shën Augustinit që i lexojmë në “Rrëfimet” (libri IX, 2, 3): “Sagittaveras tu cor meum charitate tua’”, ‘Ma plagose zemrën me dashurinë tënde’- përkthen Don Pompili.
Emblema e Augustinianëve
Zemra e përshkruar në stemën papnore është “element” “i gjithëpranishëm” në emblemën e Augustinianëve”, që nga shekulli i 16-të “me variacione të ndryshme, siç është prania e librit, simbol i Fjalës së Zotit që mund ta shndërrojë zemrën e çdo njeriu, siç ishte rasti i Augustinit”. Për më tepër, nënkryetari i Institutit Gjenealogjik Heraldik Italian sqaron: "Libri të kujton edhe veprat e ndriçuara, që Doktori i Hirit i dhuroi Kishës dhe njerëzimit".
Në të vetmin Krisht jemi një!
Përsa i përket “motos, ‘In Illo uno unum’, këto janë “fjalët e shqiptuara nga Shën Augustini në një predikim” (Shpjegim i Psalmit 127:3). Me këtë shprehje Ati i madh i Kishës kërkon të sqarojë një të vërtetë të pamohueshme:
“Edhe pse ne të krishterët jemi shumë, në të vetmin Krisht jemi një!”.