杏MAP导航

K?rko

2025.05.07 Seconda fumata

Konklavi: filloi dita e dyt?, besimtar?t n? shesh presin tymin

Dy votime paradite e dy votime pasdite: k?t? b?jn? sot 133 kardinajt? me t? drejt? vote, q? jan? mbledhur nga dita e djeshme, 7 maj, n? Kapel?n Sikstine, n? Vatikan, p?r t? zgjedhur Pap?n e ri, i cili do t? jet? n? krye t? Kish?s Katolike Universale pas Atit t? Shenjt? Fran?esku

R.SH. - Vatikan

Nën qiellin e kthjellët të Romës filloi dita e dytë e Konklavit për zgjedhjen e Papës, që do të vijë pas Atit të Shenjtë Françesku. Besimtarët janë mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit që në orët e para të mëngjesit, duke pritur tymin e paradites, që do të dalë nga oxhaku i Kapelës Sikstine, tashmë, rreth orës 12.00. Paradite, kardinajtë bëjnë dy votime e tymi do të dilte rreth orës 10.30 vetëm nëse gjatë votimit të parë do të kishin zgjedhur Papën e ri.

Në të njëjtën mënyrë, pasdite – gjatë së cilës do të kemi dy votime të tjera – tymi del i bardhë rreth orës 17.30, nëse në votimin e parë të gjysmës së dytë të ditës, kardinajtë kanë rënë dakord për një emër të përbashkët dhe e kanë zgjedhur në krye të Kishës Katolike Universale. Përndryshe, tymi del pas votimit të dytë, pra, pas orës 19.00, e mund të jetë i bardhë, ose i zi, në varësi të faktit nëse është zgjedhur apo jo Papa.

08 maj 2025, 11:16