杏MAP导航

K?rko

2025.05.09 Leone XIV con fedeli

"Ju fal?nderoj”: dalja e par? e Leonit XIV n? Pallatin e Sant’Uffizio

Mbr?m? Papa shkoi p?rs?ri n? streh?n ku banoi deri n? zgjedhjen e tij n? Selin? e Pjetrit dhe ku, m? pas, kaloi p?rs?ri edhe nat?n. Nj? p?rsh?ndetje t? p?rzem?rt, atyre q? ishin mbledhur n? oborrin e brendsh?m gati p?r t? b?r? foto. Pastaj bekimi dhe mir?njohja p?r t? gjith?

R.SH. - Vatikan

"Faleminderit!". Papa Leoni XIV iu drejtua mbrëmë, e enjte, 8 maj, me dashuri e mirënjohje, banorëve të Pallatit të Zyrës Shenjte (Palazzo del Sant’Uffizio), ku kaloi natën. Disa orë pas zgjedhjes së tij në Fronin e Pjetrit e në daljen e tij të parë nga Muret e Vatikanit, Papa i ri shkoi në vendin ku kishte jetuar dy muajt e fundit - ose më saktë, "shtatë javë", siç e sqaroi vetë – e ku në një pllakë të thjeshtë mbi derë, shkruhet ende "Robert Card. Prevost".

Duartrokitje dhe shtrëngime duarsh

I pritur nga një duartrokitje e përmbajtur, Papa Prevost mbërriti me makinë në oborrin e Palazzo del Sant’Uffizio. Me rrobën e bardhë, që binte në sy në errësirën e mbrëmjes, përshëndeti secilin prej të pranishmëve duke u  shtrënguar duart e duke shkëmbyer edhe disa fjalë në spanjisht me disa besimtarë nga Meksika dhe Venezuela. Ishte e pranishme edhe murgesha franceze saveriane Nathalie Becquart, nënsekretare e Sinodit të Ipeshkvijve, e cila - në një postim në X - shkroi: "Jam e lumtur që takoj dhe përgëzoj Papën tonë të ri sinodal, i cili kthehet në Pallatin tonë ku jetoi!".

"Duhet të bëj prova për nënshkrimin e ri"

Pastaj, një vajzë e vogël me emrin Michela iu afrua me droje për t’i kërkuar t’i bekonte dhe t’i nënshkruante një Bibël. Leoni XIV e pranoi me kënaqësi kërkesën e dyfishtë dhe, me një dozë humori, shtoi: "Më duhet të bëj ende disa prova të nënshkrimit, sepse ai i vjetri nuk më nevojitet më!". Kështu që, për t’u siguruar se nuk do të bënte ndonjë gabim, i kërkoi vajzës së vogël të shkruante emrin e saj dhe, më në fund, duke i vënë datën pranë firmës, shtoi me shaka: “Çfarë dite është sot? 8 maj?”.

Foto të çastit, me të pranishmit

 Më pas Papa i bekoi besimtarët, duke përfunduar me: "Urimet më të mira! Faleminderit!". Më në fund, nuk e refuzoi kërkesën e disa prej të pranishmëve, të cilët propozuan të bënin një foto të çastit.

Pak më parë, menjëherë pas bekimit Urbi et Orbi, dhënë rreth orës 19:30 nga Lozha qendrore e Bazilikës së Vatikanit, Papa i 267-të kishte përshëndetur edhe besimtarët e ndryshëm përpara Shtëpisë së Shën Martës, të cilët e pritën me brohoritjet "Rroftë Papa!". Një britmë gëzimi, së cilës pasardhësi i Pjetrit iu përgjigj me përshëndetje, përpara se të kthehej në vendin ku banonte gjatë periudhës së Konklavit.

09 maj 2025, 10:52