杏MAP导航

K?rko

2024.11.19 Casina Pio IV,  Pontificia Accademia delle Scienze e della Pontificia Accademia delle Scienze Sociali, Vaticano

Hulumtim, parandalim, p?rfshirje. N? Vatikan, takim p?r mjekimet onkologjike

Vet?m 10% e pacient?ve n? Afrik? mjekohen me terapit? m? t? frytshme. Pabarazit? dhe stereotipet, t? cilat prekin ve?an?risht grat? me kancer t? gjirit, shtrihen edhe n? Evrop?. N? takimin e organizuar n? Casina Pio IV, u propozuan zgjidhje, q? nga krijimi i qendrave t? kujdesit t? integruar - deri tek p?rhapja e mesazheve t? shpres?s p?r t? p?rballuar pasojat psikologjike t? diagnoz?s.

R.SH. / Vatikan

Ka diagnoza që ndikojnë jo vetëm në trup, por në të gjithë ekzistencën. Si kanceri, i cili nuk arrin kurrë vetëm. Shpesh shoqërohet nga peshat e padukshme të “pabarazive”: pesha e gjinisë, etnisë, gjerësisë gjeografike. "Në Afrikë, vetëm një në dhjetë pacientë mjekohet me radioterapi, njëra nga armët më efektive kundër sëmundjes". Figurë, që është edhe simbol i një bote të përçarë, ku shëndeti nuk është ende e drejtë universale. Edhe në Evropë, ku mjekësia ka bërë përparime të mëdha, dallimet vazhdojnë. Gratë, në veçanti, hasin pengesa edhe për një diagnoze të hershme, e cila mund të  ndërhyjë ndërmjet jetës dhe vdekjes.

Mbi këtë skenë drejtohet një vëmendje e fortë dhe e vetëdijshme: konferenca, që nisi më 22 maj e vijon edhe sot, brenda mureve të Casina Pio IV, në Vatikan, titulluar “Kërkimi mbi Kancerin, Kujdesi Shëndetësor dhe Parandalimi: Strukturimi i kërkimit për të rritur inovacionin dhe për të zvogëluar pabarazitë”, organizuar nga Akademia Papnore e Shkencave (PAS) në bashkëpunim me Akademinë Evropiane të Shkencave të Kancerit (Eacs).

Problemet dhe progresi

“Qëllimi ynë është të kuptojmë se çfarë mund të bëjë shkenca dhe cilat politika duhet të miratojmë për të zvogëluar pabarazitë në kujdesin për parandalimin e kancerit” - deklaroi për mediat e Vatikanit profesor Joachim von Braun, kryetar i PAS. “Në të gjitha vendet njerëzit e varfër janë ata që nuk kanë  mundësi t’i shfrytëzojnë mjetet më moderne.” Bota e kërkimit ka nevojë për gjuhë të reja, por edhe për ëndrra të lashta.

Strategjia e miratuar nga Pas për të organizuar këtë dhe konferenca të tjera mbi këtë temë, njihet si strategjia e Mjekësisë P4: mjekësia e P4 Parandaluese, Pjesëmarrëse, e Personalizuar dhe Parashikuese, paradigmë e formuluar rreth pesëmbëdhjetë vjet më parë nga Instituti për Biologjinë i Sistemit në Seattle, drejtuar nga Leroy Hood. Krahas këtij vizioni, P4 Cancer Medicine zgjerohet, duke kombinuar inovacionin teknologjik, inteligjencën artificiale, biologjinë dhe trajtimin. Por ajo që nevojitet më shumë - thekson von Braun - është infrastruktura e përshtatshme, rrjeti global i Qendrave Gjithëpërfshirëse të Kancerit (QKK), domethënë qendra gjithëpërfshirëse trajtimi të afta, që të bashkojnë kërkimin, praktikën klinike dhe humanizmin.

Bashkimi Evropian lëviz prej kohe në këtë drejtim: nga 50 Qendra të Kujdesit Shëndetësor (KKK), ka kaluar në 100, me qëllim që të sigurojë një qendër për çdo 4.4 milionë banorë. “Kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm, për shembull me vaksinat kundër disa llojeve të kancerit. Vaksinimi mund të parandalojë kancerin e qafës së mitrës tek vajzat, ndërsa zbulimi i hershëm i kancerit të zorrës së trashë vijon të bëjë hapa të mëdhenj. Por ne duhet t'i përhapim shumë më tepër këto risi”- shton von Braun.

Ëndrra dhe propozime

Në Konferencë ushtoi një tjetër alarm: ai i përfaqësimit në provat klinike. Dr. Massimiliano Di Pietro, i Institutit të Kancerit të Hershëm në Kembrixh, theksoi se “gratë nga Afrika përfaqësohen shumë pak “në studimet e kancerit të gjirit”. E shkenca, që nuk përfshin, rrezikon të përjashtojë!

Konferenca vuri në dukje edhe nevojën për studime më të gjera, duke analizuar kombinimet e ilaçeve, duke ndërhyrë në fazat e hershme të sëmundjes e duke vlerësuar edhe trajtimet lokale në kontekstin e terapive sistematike. Hulumtimi duhet të pasqyrojë larminë e botës, që pretendon se shëron.

“Në Afrikë, veçanërisht në zonën subsahariane, dhe në Azi - shton Dr. Di Pietro - jo të gjithë pacientët kanë mundësi të mjekohen, si për shkak të mungesës së ambienteve dhe teknologjive, ashtu edhe sepse kërkimet për kancerin nuk janë aq të përhapura”.

Ëndrra e propozuar nga konferenca është ambicioze, por sidomos, e domosdoshme: çdo QKK ??duhet të kujdeset për një rajon, duke u marrë me mjekimin në një zonë e duke krijuar "rrjete" me spitalet dhe klinikat lokale. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i ofrojmë çdo pacienti, kudo që të jetë, diagnozën në kohë, terapinë efektive, mundësinë konkrete.

24 maj 2025, 12:48