Fran?esku, Leoni XIV dhe urgjenca e d?gjimit
R.SH. / Vatikan
"Kur të flet ndokush, prit derisa të mbarojë për ta kuptuar mirë e, pastaj, nëse dëshiron, mund të thuash ndonjë fjalë. Por gjëja më e rëndësishme është të dëgjosh". Disa ditë pas vdekjes së tij, u bë publike një video e shkurtër e Papës Françesku, e regjistruar janarin e kaluar. Më pak se një minutë, e përmbledhur në fjalët që i kujtuam në fillim. Të dëgjuarit, si urgjencë për jetën (videoja ishte e destinuar për të rinjtë), por edhe si testament ideal i një Pape i cili, në 12 vjet, i dëgjoi të gjithë, e veçanërisht të largëtit, të bezdisshmit, të braktisurit e kësaj bote. Shkurt, ata që do të kishim dëshirë të mos i dëgjonim, sepse shpesh fjalët e historitë e tyre na shqetësojnë, na bezdisin.
Françesku e vuri të dëgjuarit në krye të vendit, e bëri rregullin e artë për komunikim, si me profesionistët në sektor, ashtu edhe me komunikimin ndërpersonal, atë që rimon me marrëdhënien dhe që në fund të fundit është kripa e çdo marrëdhënieje njerëzore. Dëgjoni, pra, dhe pastaj flisni. Dëgjoni si aktin e parë të komunikimit. Dëgjoni, shihni dhe prekni me dorën tuaj, para se të informoni për shumë plagë të thella që copëtojnë trupin e njerëzimit.
Folje, këto, që jehojnë edhe në prag të Ditës Botërore të Komunikimeve Sociale, e cila festohet nesër për herë të 59-të. Sigurisht, mbi temën e gjerë të komunikimit, Papët Bergoglio dhe Prevost (edhe para se të zgjidheshin në Katedrën e Shën Pjetrit) e nënvizuan me bindje të madhe qendrën e të dëgjuarit në komunikim. Nevojën për t'i dhënë kohë dhe hapësirë??tjetrit e për ta takuar në heshtje edhe para fjalës. Siç dihet, Françesku - promotor i asaj që e quajti “terapi dëgjimi”&苍产蝉辫;诲丑别&苍产蝉辫;“kujdes baritor për veshin” – citoi vazhdimisht Varfanjakun e Asizit, i cili u kërkoi fretërve të tij “terapinë e dëgjimit”. Deklaratë, kjo, në përkim me atë që Ipeshkvi i Ipponës e kishte pohuar që prej tetë shekujsh: “Mos e çoni zemrën ndër veshë, por veshët në zemër”. Augustiniani Robert Francis Prevost e bëri këtë fjalë të urtë stil jetese e, më pas, metodë veprimi baritor. Nuk ka mik as bashkëpunëtor, si gjatë viteve në Peru, ashtu edhe gjatë atyre si i Parë i Augustinianëve e si prefekt i Dikasterit të Ipeshkvijve, që të mos e ketë nënvizuar para së gjithash këtë dhuratë: “Është njeri që dëgjon”.
I intervistuar për Papën e ri nga L'Osservatore Romano, Kardinali Luis Antonio Tagle nënvizoi se Leoni XIV “ka talent e aftësi për të dëgjuar thellë e me durim. Përpara se të marrë një vendim, i kushtohet studimit dhe reflektimit të kujdesshëm. I shpreh ndjenjat dhe pëlqimet e tij pa dashur të imponohet”.
Sot, për fat të keq, jetojmë në një botë ku duket se dikush ka peshë, rëndësi, jo nëse dëgjon, por vetëm nëse ka "fjalën e fundit". E kjo sigurisht, edhe në kontinentin dixhital, ku tundimi për ta mbyllur bisedën me një postim efektiv provon të na bëjë të harrojmë se në komunikim nuk duhet të ketë një fitues dhe një humbës, por një pasurim të përbashkët edhe (dhe ndoshta mbi të gjitha) kur nuk mendojmë në të njëjtën mënyrë.
Po, çka mësoi Papa Leoni XIV nga rinia e tij: në familjen e bijve të Shën Augustinit e madje edhe më parë, në familjen e tij, në Çikago? Sipas tregimit në një intervistë si kardinal, kur ishte gati të hynte në noviciat, pati një bisedë të gjatë me të atin. "Edhe nëse do t'i kisha dëgjuar edukatorët e mi njëqind herë", tha më pas, "kur im atë më foli në një mënyrë shumë njerëzore, shumë të thellë, i thashë vetes: 'Ka shumë për të dëgjuar këtu, ka shumë për të menduar për atë që më tha'". Kemi nevojë për gra e burra të aftë të dëgjojnë. E sa më i lartë të jetë niveli i përgjegjësisë së tyre, aq më i nevojshëm është ky virtyt. Sot, në fund të fundit, krizat më serioze që prekin botën lindin pikërisht nga pamundësia për të dëgjuar veten, “për të vënë veten në rrobat e të tjerëve”.
Gjatë pandemisë Covid-19, një periudhë e tmerrshme, por nga e cila duhet të kishim nxjerrë disa mësime, u detyruam të ktheheshim te thelbi i komunikimit, që është dialogu me fqinjin tonë e, madje, edhe para kësaj, me veten tonë të papërsosur. Siç vuri në dukje psikiatri Eugenio Borgna, gjatë izolimit u rrit “dëshira e pakufishme për t’u dëgjuar”. Dëshirë, që do të na shoqërojë gjithmonë. E që asnjë Inteligjencë Artificiale nuk do të jetë në gjendje ta kënaqë. Madje edhe teknologjia më e përparuar kompjuterike, do të jetë në gjendje t'i përgjigjet njërës prej pyetjeve tona. Por asgjë nuk do të jetë në gjendje t'i bëjë ballë heshtjes sonë dhe nevojës sonë të hershme për të pasur pranë nesh një zemër, që na dëgjon.