杏MAP导航

K?rko

Mot?r Tiziana Merletti Mot?r Tiziana Merletti

Motra Tiziana Merletti em?rohet Sekretare e Dikasterit p?r Jet?n e Kushtuar

Papa Leoni XIV i ka besuar motr?s rregulltare t? Institutit t? Motrave Fran?eskane t? t? Varf?rve detyr?n t? cil?n nga viti 2023 deri n? vitin 2025 e ka kryer prefektja aktuale, motra Brambilla.

R.SH. / Vatikan

Papa Leoni XIV emëroi sot, më 22 maj, një motër rregulltare si sekretare të Dikasterit të Vatikanit për Institutet e Jetës së Kushtuar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike. Bëhet fjalë për motrën Tiziana Merletti, ish Eprore e Përgjithshme e Motrave Françeskane të të Varfërve. Një emërim femëror në një Dikaster të udhëhequr nga një grua, motra Simona Brambilla, e cila vetë ka qenë sekretare e organizmit të kuries romake nga tetori 2023 deri në janar 2025. Kardinali Ángel Fernández Artime është pro-prefekt i këtij Dikasteri.

Motra Merletti ka lindur më 30 shtator 1959 në Pineto (TE). Në vitin 1986 ka bërë kushtet e para të jetën rregulltare në Institutin e Motrave Françeskane të të Varfërve. Në vitin 1984 ka diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Lirë Abrucez të Studimeve "Gabriele d'Annunzio" në Teramo, Itali, dhe në vitin 1992 ka marrë Doktoraturën në të Drejtën Kanonike të Kishës në Universitetin Papnor të Lateranit, në Romë. Nga viti 2004 deri në vitin 2013 ka qenë Eprore e Përgjithshme e Institutit të saj rregulltar. Aktualisht është pedagoge në Fakultetin e së Drejtës Kanonike pranë Universitetit Papnor Antonianum, në Romë, dhe bashkëpunon si kanoniste me Unionin Ndërkombëtar të Eproreve të Përgjithshme.

22 maj 2025, 12:01