杏MAP导航

K?rko

Tejbartja e trupit t? Papa Fran?eskut n? Bazilik?n e Vatikanit

“Me emocione t? m?dha shoq?rojm? eshtrat mortore t? Papa Fran?eskut n? Bazilik?n e Vatikanit”, “fal?nderojm? Zotin p?r dhuratat e panum?rta q?, n?p?rmjet sh?rb?torit t? tij, Papa Fran?esku i ka dhuruar popullit t? krishter?”, tha Kamerlengu i Kish?s kardinali Kevin Joseph Farrell.

R.SH. / Vatikan

Arkivoli i Papa Françeskut, në procesion me lutje, pslame e litani, bartët nga kapela e Shën Martës në Bazilikën e Shën Pjetrit. Kortezhi shoqërohet me tingujt e kambanave të zisë. Pranë arkivolit janë pendestarët dhe rojet zvicerane.

“Me emocione të mëdha shoqërojmë eshtrat mortore të Papa Françeskut në Bazilikën e Vatikanit”, “falënderojmë Zotin për dhuratat e panumërta që, nëpërmjet shërbëtorit të tij, Papa Françesku i ka dhuruar popullit të krishterë”, tha Kamerlengu i Kishës kardinali Kevin Joseph Farrell.

Arkivoli i Papa Françeskut në hyrjen në Bazilikën e Shën Pjetrit, duke kaluar Portën e Shenjtë, u shoqërua nga duartrokitjet e shtegtarëve dhe besimtarëve të pranishëm në Sheshin e Vatikanit. 

Në përfundim të këtij riti, një nga kremtimet më solemne që mbahet në këto raste në Vatikan, duke filluar nga ora 11, do të jetë e mundur të bëhen për tre ditë homazhet e të gjithë besimtarëve ndaj Papës.

23 prill 2025, 09:30