杏MAP导航

K?rko

Papa u takua me n?npresidentin e SHBA JD Vance, n? Santa Marta

Nj? takim i shkurt?r, q? zgjati disa minuta p?r shk?mbimin e urimeve t? Pashk?ve. Dje audienca me kardinalin Parolin, n? Sekretarin? e Shtetit

R.SH. / Vatikan

Paraditen e sotme, pak pas orës 11:30, në Shtëpinë e Shën Martës, në Vatikan, Papa Françesku pati një takim të shkurtër privat me Zëvendës-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James David Vance. Lajmi njoftohet nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, që sqaron se takimi, që zgjati disa minuta, krijoi mundësinë për të shkëmbyer urimet në ditën e Pashkëve.

Gjatë udhëtimit në Itali me familjen e tij, Vance u prit dje në mëngjes në Sekretarinë e Shtetit zë Vatikanit nga Kardinali Sekretar i Shtetit Pietro Parolin,  shoqëruar nga Kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare. Ishte një bisedë e përzemërt, gjatë së cilës - shkruhet në një notë të Vatikanit - u përtëri angazhimi i përbashkët për mbrojtjen e së drejtës, lirinë fetare dhe lirinë e ndërgjegjes dhe u shkëmbyen mendime për situatën ndërkombëtare, veçanërisht për vendet e dëmtuara nga lufta, tensionet politike dhe situatat e vështira humanitare, me vëmendje të veçantë për migrantët, refugjatët dhe të burgosurit.

Pasditen e së premtes nënkryetari, me gruan dhe tre fëmijët e tij, mori pjesë në kremtimin e Mundimeve të Krishtit në Bazilikën e Shën Pjetrit,  kryesuar nga kardinali Claudio Gugerotti, prefekt i Dikasterit për Kishat Lindore.

20 prill 2025, 14:42