杏MAP导航

K?rko

Papa Fran?esku n? t? Diel?n e Larit Papa Fran?esku n? t? Diel?n e Larit

Papa p?rgatit meditimet e Udh?s s? Kryqit n? Koloseum. P?rmir?sohet sh?ndeti

Salla e Shtypit e Selis? s? Shenjt? njofton gjendjen aktuale sh?ndet?sore t? Fran?eskut, q? po sh?rohet n? Sht?pin? e Sh?n Mart?s: ka p?rmir?sime n? l?vizje, frym?marrje dhe n? z?. P?rdorimi i oksigjenit me fluks t? lart? ?sht? i kufizuar vet?m p?r "q?llime terapeutike", nd?rsa periudhat n? t? cilat Papa "arrin t? b?j? pa" oksigjenim po zgjaten

R.SH. – Vatikan

Përmirësime "nga pikëpamja e lëvizjes, e frymëmarrjes” dhe “e zërit”. Këto janë hapat e rëndësishme të Papës Françesku drejt shërimit, njoftuar sot, më 15 prill, nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë. Bergoglio vazhdon veprimtarinë e tij në Shtëpinë e Shën Martës, që nga 23 marsi, pas daljes nga spitali. Këtë vit, ai vetë i ka përgatitur meditimet e Udhës së Kryqit në Koloseum, që do të publikohen të premten, më 18 prill, në orën 12.00.

Takime dhe terapi

Në banesën e tij në Vatikan, Françesku vazhdon takimet e punës me disa eprorë të Kuries, që, gjithsesi, janë relativisht më të shkurtra se më parë, si edhe vijon fizioterapinë. Përdorimi i oksigjenimit me fluks të lartë është i kufizuar tashmë e vetëm për "qëllime terapeutike, gjithmonë në orët e mbrëmjes, ose kur është e nevojshme", ndërsa zgjaten periudhat në të cilat Papa arrin të marrë frymë pa përdorur oksigjenin.

Kremtimet e Javës së Madhe

Salla e Shtypit jep edhe informacione të mëtejshme lidhur me kremtimet e Javës së Madhe. Mesha e Bagmit, e planifikuar paraditen e së Enjtes së Madhe, do të kremtohet nga ish-presidenti i Administratës së Trashëgimisë së Selisë Apostolike (APSA), kardinali Domenico Calcagno. Kremtimi i Mundimeve të Krishtit, të Premten e Madhe, do të kryesohet nga prefekti i Dikasterit për Kishat Lindore, kardinali Claudio Gugerotti. Udhën e Kryqit, në orën 21.15 në Koloseum, do ta udhëheqë vikari i përgjithshëm për dioqezën e Romës, kardinali Baldo Reina. Është vetë Papa – nënvizon Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë – që delegon kardinajtë, të cilët do të kremtojnë liturgjitë e ndryshme. Ende nuk ka asnjë lajm për praninë e tij në ritet e Treditëshit të Pashkëve, por gjatë ditës, do të publikohet kalendari i kremtimeve në Shën Pjetër, përfshirë edhe Meshën e Darkës së Mbrame, të Enjten e Madhe në Bazilikë, planifikuar për në orën 18.00, e cila, gjithsesi, nuk hyn ndër kremtimet papnore.

15 prill 2025, 13:06