杏MAP导航

K?rko

Casa Santa Marta, rezidenca e Pap?s ku Fran?esku vazhdon konvaleshenc?n Casa Santa Marta, rezidenca e Pap?s ku Fran?esku vazhdon konvaleshenc?n

Papa n? Sh?n Mart?, m? pak nevoj? p?r oksigjen. Takime me epror?t e Kuries

Salla e Shtypit e Selis? s? Shenjt? dha sot nj? njoftim p?r gjendjen aktuale sh?ndet?sore t? Fran?eskut, q? po e merr veten nga pneumonia n? Sht?pin? e Sh?n Mart?s, n? Vatikan. Papa ka p?rmir?sime t? lehta, si? del nga vizita mjek?sore n? mushk?ri. Dit?t e fundit, ?sht? takuar me z?vend?sin Pe?a Parra, kryeipeshkvin Gallagher, imzot Russo, disa krer? t? Dikastereve. Kremtimi i s? Diel?s s? Larit do t? kryesohet nga kardinali Sandri, n? em?r t? Pap?s. Nuk ka parashikime t? tjera p?r ritet e Jav?s

R.SH. – Vatikan

Papa Françesku vazhdon ta marrë veten nga pneumonia në Shtëpinë e Shën Martës e kuadri i tij klinik është i qëndrueshëm, me përmirësime graduale në lëvizje e në frymëmarrje. Këto janë njoftimet më të fundit të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë lidhur me shëndetin e Françeskut, i cili doli nga Poliklinika Gemelli e Romës më 23 mars. Ati i Shenjtë arrin të marrë frymë lirisht e pa oksigjen për periudha të gjata kohore. Ai përdor atë me flukse të larta "herë pas here", sidomos "për qëllime terapeutike". Takimi prej rreth njëzet minutash me çiftin mbretëror anglez Charles dhe Camilla, më 9 prill, u zhvillua pa ndihmën e oksigjenit. Pozitive, analizat e gjakut, ndërsa vërehen përmirësime edhe në mushkëri.

Takimet me bashkëpunëtorët

Papa vijon punën, duke marrë në shqyrtim dokumente dhe duke takuar bashkëpunëtorë. Salla e Shtypit njofton se ditët e fundit ai është takuar me zëvendësin e Sekretarisë së Shtetit, imzot Edgar Peña Parra, me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, kryeipeshkvin Paul Richard Gallagher, si edhe me Sekretarin për Përfaqësitë Papnore, imzot Luciano Russo. Përveç tyre, edhe me disa drejtues dikasteresh dhe eprorë të Kuries Romake.

“Shëtitja” në Bazilikën e Shën Pjetrit

Humori i Papës vazhdon të jetë “i mirë”, siç u pa nga “shëtitja” e tij e djeshme në Bazilikën e Shën Pjetrit. Për atë gjest të papritur, Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë shpjegon se “Papa po bënte një shëtitje dhe zgjodhi ta zgjaste për të shkuar e për t'u lutur në Bazilikë”.

Ritet e Javës së Madhe

Tani për tani, nuk ka asnjë parashikim për ritet e Javës së Madhe të Pashkëve e as për praninë e Papës gjatë kremtimeve, gjë që do të varet edhe nga kushtet atmosferike. Megjithatë, Salla e Shtypit konfirmon se si i deleguar nga Françesku, zëvendësdekani i Kolegjit të Kardinajve, kardinali Leonardo Sandri, do të kremtojë Meshën e së Dielës së Larit, më 13 prill.

11 prill 2025, 15:19