Papa, n? p?rmir?sim treguesit infektiv?. Nga Sh?n Marta ndjek jet?n e Kish?s
R.SH. /. Vatikan
Duke vazhduar periudhën e shërimit në Shtëpinë e Shën Martës, pas 38 ditëve të kaluara në poliklinikën Gemelli për pneumoni të dyanshme, Papa Françesku vijon terapinë farmakologjike, si dhe fizioterapinë e rregullt respiratore dhe motorike, së cilës i “kushton shumë kohë”. Pikërisht këto shenja flasin për një përmirësim të lehtë të pjesës motorike, asaj të frymëmarrjes e gjithashtu edhe për "shprehjet vokale". Këtë njoftoi sot Salla e Shtypit e Vatikanit, duke shtuar se, përsa i përket oksigjenimit, gjatë ditës për Papën ka një "përdorim të zakonshëm" të oksigjenit, ndërsa gjatë natës "nëse janë të nevojshme, përdoren flukse të larta: në çdo rast, e në të gjitha mënyrat, gradimi dhe intensiteti "janë të vogla, krahasuar me të parën”.
Njoftohet gjithashtu për një përmirësim të lehtë "indikator infektiv", bazuar në analizat e gjakut të ditëve të fundit: thënë me pak fjalë, infeksioni në nivel polmonar, prej kohe nën kontroll, mbetet, por tashmë me përmirësim të mëtejshëm. Çka do të kërkojë më shumë kohë për t'u çrrënjosur plotësisht, është infeksioni mykotik.
Përsa i përket veprimtarisë, Papa i kushton një pjesë të kohës fizioterapisë, pastaj punës. Sot paradite e ndoqi Predikimi e Kreshmëve përmes lidhjes video me Sallën Pali VI, ndërsa dje ndoqi nga Bazilika e Vatikanit Meshën e Kardinali Pietro Parolin kushtuar 20-vjetorit të vdekjes së Gjon Palit II. Nuk pati vizita, përveç atyre të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.
Për sa i përket lutjes së Engjëllit të Zotit të së dielës së ardhshme, që përkon me Jubileun e të sëmurëve dhe me botën e shëndetësisë, po vlerësohen metoda të mundshme, përveç botimit e përhapjes së thjeshtë të tekstit vetëm në formë të shkruar, ndonëse tani për tani nuk është marrë ende ndonjë vendim.
Predikimin e Meshës nuk do të mbahet nga Papa, por nga kremtuesi, Kryeipeshkvi Rino Fisichella. Kjo, gjendja e Françeskut që deri tani nuk është larguar nga apartamenti i tij në katin e dytë të Shtëpisë së Shën Martës në Vatikan. Ndërsa humori i Papës përshkruhet si "i mirë".