杏MAP导航

K?rko

Papa: meshtar?t jan? t? thirrur t? jen? pran? bot?s s? plagosur

Meshtar?t t? b?jn? "zgjedhje n? terren", t? jen? pran? njer?zve t? plagosur n? bot?, t? jen? n? mbrojtje t? "sht?pis? ton? t? p?rbashk?t, kaq t? plagosur, dhe t? v?llaz?ris? njer?zore, kaq t? mohuar, por t? pashlyeshme". K?shtu shkruan Papa Fran?esku n? predikimin e Mesh?s s? Bekimit t? Vajrave t? Enjtes s? Madhe t? Pashk?ve. Teksti i homelis? s? Pap?s u shqiptua, gjat? Mesh?s s? kremtuar paradite n? Bazilik?n e Vatikanit, nga kardinali Calcagno i cili kryesoi kremtimin Eukaristik

R.SH. – Vatikan

Meshtaria bëhet "shërbim shprese" kur Krishti udhëheq, sepse "në secilën prej historive tona Zoti hap një jubile, domethënë një kohë dhe një oazë hiri". Ky është inkurajimi që Papa u drejton të gjithë meshtarëve në predikimin e tij për Meshën e Bekimit të Vajrave të Shenjte të Enjten e Madhe të Pashkëve. Liturgjia Eukaristike kremtuar në Bazilikën e Shën Pjetrit sot paradite, më 17 prill, u kryesua nga kardinali Domenico Calcagno, president nderi i Administratës së Trashëgimisë së Selisë Apostolike, deleguar nga Papa Françesku, i cili ende vazhdon konvaleshencën në Casa Santa Marta, në Vatikan.

Me këtë rast, vajrat e shenjte që do të përdoren për kremtimin e Sakramenteve të ndryshme gjatë vitit kishtar, si Pagëzimi, Krezmimi apo Vajosja e të sëmurëve, u shuguruan në praninë e 4300 personave, mes të cilëve 1800 priftërinj dhe 2500 besimtarë.

Të shikojmë jetën personale për të qenë pranë njerëzve

Në predikimin e mbajtur nga kardinali Calcagno, Papa i nxit meshtarët që të “lexojnë meshtarinë shërbyese si shërbim të pastër ndaj popullit meshtarak” për t'u sjellë besimtarëve “lajmin e mirë” të ringjalljes së Krishtit. Duke kujtuar ripërtëritjen e premtimeve meshtarake në ditën e shugurimit, e cila përkujtohet në Meshën e Bekimit të Vajrave, Papa Françesku nënvizon rëndësinë e shikimit të historisë personale pa frikë: kjo sjell "freskim" për mbarë popullin e Zotit, nëpërmjet "afërsisë së përditshme të meshtarit me popullin e tij, përmbushen profecitë e drejtësisë dhe paqes”, nënvizon Papa. Dhe Viti i Shenjtë, shton Ati i Shenjtë, është një mundësi e përkryer për të rizbuluar meshtarinë në shërbim të besimtarëve.

Viti jubilar përfaqëson kështu, për ne meshtarët, një thirrje specifike për të filluar përsëri nën shenjën e konvertimit. Shtegtarë të shpresës, për të dalur nga klerikalizmi dhe për t'u bërë lajmëtarë të shpresës.

Rëndësia e Fjalës së Zotit

Pastaj Papa këmbëngul në rëndësinë e Fjalës së Hyjit për të shoqëruar shërbesën meshtarake, misionin pranë popullit. "Jeta jonë mbështetet nga zakone të mira. Ato mund të thahen, por na zbulojnë se ku është zemra jonë," thekson Ati i Shenjtë. “Zemra e Jezusit është e dashuruar me Fjalën e Hyjit: në moshën 12-vjeçare, ne tashmë mund ta kuptonim atë dhe tani, si i rritur, Shkrimet janë shtëpia e tij”. Prandaj, ftesa për meshtarët është të kujtojnë se Bibla mbetet "shtëpia e tyre e parë", ku është ndërtuar një marrëdhënie me Fjalën e Hyjit dhe në të cilën çdonjëri ka "disa nga faqet më të dashura".

T’i ndihmojmë gjithashtu edhe të tjerët të gjejnë faqet e jetës së tyre: ndoshta bashkëshortët, kur zgjedhin leximet e tyre të dasmës; ose ata që janë të pikëlluar dhe kërkojnë pasazhe për t'ia besuar të ndjerin mëshirës së Zotit dhe lutjeve të bashkësisë.

Shndërrimi i Fjalës në Veprim

Duke iu rikthyer Ungjillit së Enjtes së Madhe të Pashkëve nga shën Gjoni (Gjn 13,1-15), Papa Françesku thekson rëndësinë e fragmentit nga profeti Isaia, të cilin Jezusi e zgjedh, ku lexojmë "Shpirti i Zotit është mbi mua". “Ne e ndjekim Atë dhe pikërisht për këtë misioni i Tij na përket dhe na përfshin neve” dhe është ky Shpirt të cilit “ne i drejtohemi me lutje për meshtarinë tonë” dhe Ai mbetet “protagonisti i heshtur i shërbimit tonë”. Françesku më pas thekson se besimtarët e perceptojnë menjëherë kur ky Shpirt është real dhe Fjala e Zotit shndërrohet në fakte të prekshme.

Të varfërit, para të tjerëve, fëmijët, adoleshentët, gratë, madje edhe ata njerëz që janë lënduar në marrëdhëniet me Kishën, kanë "nuhatjen" e Shpirtit Shenjt: e dallojnë atë nga shpirtrat e tjerë të kësaj bote, e njohin atë kur kumtimi dhe jeta përkojnë. Ne mund të bëhemi një profeci e përmbushur, dhe kjo është e bukur!

Zoti vazhdon punën e tij

Françesku shton se vajrat e shenjtëruara gjatë Meshës janë një vulë e "këtij misteri transformues në fazat e ndryshme të jetës së krishterë". Më pas Ati i Shenjtë Bergoglio i fton priftërinjtë që "të mos dekurajohen kurrë, sepse meshtaria është vepër e Zotit" dhe ai "nuk dështon kurrë".

Deri në ditën e fundit, është gjithmonë Ai që na ungjillëzon, që na çliron nga burgjet, që na hap sytë, që na liron nga barrat e ngarkuara mbi supe. Dhe pastaj, duke na thirrur në misionin e tij dhe duke na futur në mënyrë sakramentale në jetën e tij, Ai gjithashtu çliron të tjerët nëpërmjet nesh. Zakonisht, pa e kuptuar ne. Meshtaria jonë bëhet një shërbesë jubilare, si e tija, pa i rënë borisë: në një përkushtim jo të bërtitur, por të rrënjosur dhe të lirë.

17 prill 2025, 12:22